Ky material është i përkthyer në
- português - Portuguese
- Deutsch - German
- español - Spanish
- বাংলা - Bengali
- bosanski - Bosnian
- ไทย - Thai
- română - Romanian
- Kiswahili - Swahili
- svenska - Swedish
- Tiếng Việt - Vietnamese
- magyar - Hungarian
- Hausa - Hausa
- فارسی - Persian
- Türkçe - Turkish
- 中文 - Chinese
- Bahasa Indonesia - Indonesian
- Wikang Tagalog - Tagalog
- Français - French
- English - English
- Русский - Russian
- العربية - Arabic
- italiano - Italian
- অসমীয়া - Assamese
Full Description
Islami është fe e të dërguarve të Allahut
Islami nënkupton dorëzimin ndaj Allahut, Krijuesit dhe Sistemuesit të universit, si dhe nënshtrimin ndaj Tij me dashuri e madhërim. Baza e Islamit është besimi në Allahun, se Ai është Krijuesi dhe çdo gjë tjetër përveç Tij është e krijuar dhe se Ai është i denjë për adhurim, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak, askush nuk është i denjë për adhurim përveç Tij. Atij i përkasin emrat më të bukur e cilësitë më të larta dhe atij i përket përsosuria absolute, pa kurrfarë mangësie. Ai as lind, as është i lindur dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm me Të. Ai as futet e as mishërohet në ndonjë prej krijesave të Tij.
Islami është feja e Allahut të Lartësuar. Ai nuk pranon asnjë fe tjetër nga njerëzit. Ajo është feja me të cilën kanë ardhur të gjithë të dërguarit.
Prej bazave të Islamit është besimi në të gjithë të dërguarit dhe se Allahu çoi të dërguar për t'ua përcjellë urdhrat e Tij robërve të Vet dhe u zbriti atyre libra. I Dërguari i fundit ishte Muhamedi ﷺ, të cilin Allahu e dërgoi me ligjin hyjnor, që i shfuqizoi ligjet e të dërguarve para tij. Allahu e fuqizoi me mrekulli madhështore, më e madhja e të cilave është Kurani i madhërishëm, fjala e Zotit të botëve, Libri më madhështor që e njohu njerëzimi. Ai është i paimitueshëm në përmbajtje, shprehje e renditje. Tek ai është udhëzimi drejt së vërtetës, e cila të çon drejt lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është i ruajtur deri më sot, në gjuhën arabe, në të cilën është shpallur. Asnjë fjalë nuk i është ndryshuar e as shtrembëruar.
Ndër bazat e Islamit është besimi në melekët dhe besimi në Ditën e Fundit, se Allahu do t'i ringjallë njerëzit nga varret e tyre në Ditën e Kametit për t'i llogaritur për veprat e tyre. Ai që është besimtar, do të ketë lumturi të përjetshme në Xhenet, ndërsa ai që nuk beson dhe bën vepra të këqija, do të ketë dënim të madh në Zjarr. Prej bazave të Islamit është që të besosh në atë që e ka caktuar Allahu, qoftë mirë, qoftë keq.
Muslimanët besojnë se Isai (Jezusi) është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, e jo biri i Zotit, sepse Allahu është madhështor dhe nuk i takon të ketë bashkëshorte e as fëmijë. Allahu na tregoi në Kuran se Isai ishte profet, të cilit Allahu i dha shumë mrekulli dhe se Ai e dërgoi te populli e tij që t'i ftojë për ta adhuruar Allahun, të Vetëm e pa ortak. Gjithashtu na tregoi se Isai nuk u kërkoi njerëzve ta adhuronin, por ai vetë e adhuronte Krijuesin e tij.
Islami është fe që përputhet me natyrën njerëzore dhe mendjen e shëndoshë. Ai është i përligjuar nga Krijuesi madhështor, për krijesat e Tij. Ai është fe e mirësisë dhe e lumturisë për të gjithë njerëzit. Ai nuk dallon një racë ndaj një tjetre, një ngjyrë ndaj një tjetre, përkundrazi njerëzit në të konsiderohen të barabartë. Askush në Islam nuk dallohet nga të tjerët, përveçse me vepra të mira.
Çdo njeri i mençur duhet të besojë në Allahun si Zot, Islamin si fe e Muhamedin si të Dërguar, dhe kjo është një çështje për të cilën njeriu nuk ka zgjidhje, sepse Allahu do ta marrë në llogari në Ditën e Kiametit se si u është përgjigjur të dërguarve: nëse ai është besimtar, atëherë do të arrijë fitore e sukses madhështor, e, nëse është jobesimtar, atëherë do të ketë humbje të qartë.
Ai që dëshiron të hyjë në Islam, duhet të thotë: "Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij", duke e ditur kuptimin e saj, duke besuar në të dhe kështu bëhet musliman. Pastaj ai e mëson pak nga pak pjesën tjetër të obligimeve të Islamit, që t'i jetësojë urdhrat e Allahut.
Për më shumë informacione: byenah.com
Islami është fe e të dërguarve të Allahut