Full Description
Disa çështje të rëndësishme të besimit - Akides
﴿ مسائل مهمة في العقيدة﴾
] Shqip – Albanianألباني - [
Përktheu: Fatmir Latifi
Redaktoi : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ مسائل مهمة في العقيدة﴾
] Shqip – Albanianألباني - [
ترجمة: فاطمير لاتيفي
مراجعة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Disa çështje të rëndësishme të besimit –Akides
1. La ilahe il-lAll-llah
- Domethënia e saj: Nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut.
- Kushtet e saj: Dija, Bindja, Sinqeriteti, Vërtetësia, Dashuria, Nënshtrimi, Pranimi.
1. Kushti i parë: Dija për domethënien e saj dhe atë që kërkohet prej saj
qoftë duke mohuar apo pohuar apo shtimi i dijes që e largon paditurinë. Allahu i lartësuar thotë: “Dije se nuk meriton askush të adhurohet pos Allahut…" (Muhamed:19)
2. Kushti i dytë: Bindja e plotë e cila e largon dyshimin. Allahu i lartësuar thotë: “Besimtarët janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan…" (Huxhurat :15).
3. Kushti i tretë: Sinqeriteti që largon njollat e shirkut. Allahu i lartësuar
thotë: "Veni re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun …" (Zumer:3)
4. Kushti i katërt: E vërteta që e përmban kjo fjalë e që largon gënjeshtrën.
Allahu i lartësuar thotë: "Elif Lam Mim a menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thonë të vërtetën, e do ti dallojë dhe gënjeshtarët."(Ankebut:1-3).
5. Kushti i pestë: Dashuria ndaj kësaj fjale, atë që thërret ajo si dhe atë në të cilën udhëzon. Allahu i lartësuar thotë: "E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata sikur Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë." (Bekare:165).
6. Kushti i gjashtë: Nënshtrimi ndaj asaj që udhëzon kjo fjalë. Allahu i lartësuar thotë: "E kush ia dorëzon veten Allahut (i nënshtrohet Atij) e duke qenë edhe punë mirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurtë…" (Lukman:22) dhe thotë: "Dhe kthehuni te Zoti juaj e përuluni Atij…" (Zumer:54)
7. Kushti i shtatë: Pranimi i asaj që thërret kjo fjalë me fjalë dhe me vepër. Allahu i lartësuar thotë: "Për arsye se kur u thuhej atyre nuk meriton adhurim askush përveç Allahut, ata e mbanin veten lart dhe thoshin A do t’i braktisim ne ata që adhuronim për një poet të çmendur."(Saffat:35-36).
2. Tevhidi
Besimi (njësimi) se Allahu i lartësuar është i vetëm në sundim, veprat e tij si dhe i vetëm në meritën për adhurimin dhe përuljen ndaj Tij dhe është i pashoq.
Tre llojet e Tev-hidit: Tevhidi Err Rrububije, Tevhidi el Uluhije, Tevhidi Esmai ves-Sifat.
a) Tevhidi Rrububije: Njësimi (veçimi) i Allahut të lartësuar në veprat e Tij sikurse besimi se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Rregullues i çështjeve. Thotë Allahu i lartësuar : “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. (Fatiha:1) dhe thotë: Allahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj (ata që i adhuroni) që mund të bëj diçka nga këto? I pastër është Ai i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshën dhe ia trillojnë." (Rrum:40)
b) Tevhidi Uluhijeh: Njësimi (veçimi) i Allahut të lartësuar me adhurim dhe pastrimi prej shirkut. Allahu i lartësuar thotë: "Zoti ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij…" (Isra:23) dhe thotë: "Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë …" (Nisa :36).
c) Tevhidi Esmai ves Sifat: Besimi në atë që ia ka përshkruar Allahu vetes së tij prej emrave dhe cilësive dhe besimi në atë që ia ka përshkruar atij i Dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) prej emrave të bukur dhe cilësive të larta pa pyetur për mënyrën e tyre, pa i krahasuar me ato të krijesave dhe pa devijuar domethënien e tyre. Allahu i lartësuar thotë: "… Asgjë nuk është si ai, na dëgjon dhe na sheh."(Shura :11) dhe thotë: "Thuaj: ai Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet Atij (i mbështetet për çdo nevojë). As ka lindur kë as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Ihlas:1-4).
3. Islami
Islami d.m.th dorëzim ndaj Allahut me tevhid (duke njësuar Atë), të përulurit atij me respekt dhe largim prej shirkut dhe pasuesve të tij.
Bazat e Islamit:
Dy shehadetet, Namazi, Zekati, Agjërimi, Haxhi.
Dhe besimi është: fjalë dhe vepër ,shtohet dhe pakësohet.
- Fjala e zemrës: d.m .th. të vërtetuarit dhe të dëshmuarit e tij Allahu i lartësuar thotë : "E ai që e solli të vërtetën dhe që e vërtetoi atë ,të tillët janë ata të ruajturit." (Zumer:33).
- Vepra e zemrës: d.m.th të nënshtruarit dhe përulja e tij. Allahu i lartësuar thotë: “Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij…" (Zumer :54).
- Fjala e gjuhës: d.m.th të shqiptuarit e shehadetit. Allahu i lartësuar thotë: " Ju (besimtarët) thoni : Ne i kemi besuar Allahut …" (Bekare :136) dhe thotë : "… përveç kush dëshmoi të vërtetën…" (Zumer:86)
- Veprat e gjuhës dhe gjymtyrëve: e sa i përket veprës së gjuhës sikur p.sh: leximi i Kuranit dhe lutjeve (dhikrit) të tjera ndërsa veprat e gjymtyrëve sikur p.sh: Namazi, Haxhi, Xhihadi etj.
Besimi shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate (gjynahe)
Argumentet se imani(besimi) shtohet është fjala e Allahut të lartësuar: "…e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…" (Mudethir:31) dhe fjala e Tij: "…të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…" (Enfal: 2)
Ndërsa argumentet për pakësimin e imanit (besimit) është fjala e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) : "Vërtet imani vjetërsohet në brendësi të ndonjërit prej jush (zemrat e juaja) ashtu sikurse vjetërsohet rroba. Luteni Allahun që t’ua përtërijë imanin në zemrat e juaja."(Hakimi dhe thotë se hadithi është sahih).
4. Bazat e Imanit
E ato janë: Të besosh Allahun, Melekët, të Dërguarit, Librat e Tij, Ditës së Fundit dhe Kaderit (caktimit të Allahut të mirës dhe të keqes).
Shkallët e besimit në Kader:
a) Shkalla e parë: Dija, Allahu i lartësuar thotë: "…Për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë ka përfshirë çdo send me dijen e Vet." (Talak:12)
b) Shkalla e dytë: Caktimi (të shkruarit). Allahu i lartësuar thotë: "…dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e Ruajtur (Levhi Mahfudh)." (Jasin:12) dhe thotë: "…dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron." (Taha:52).
c) Shkalla e tretë: Vullneti – Dëshira. Allahu i lartësuar thotë: "Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do Allahu…"
d) Shkalla e katërt: Krijimi. Allahu i lartësuar thotë: " Allahu është Krijues i çdo gjëje…" (Zumer:62) dhe thotë: "Allahu ju krijoi juve dhe atë që punoni." (Saffat:96).
5. Çka e kundërshton Tevhidin:
Shirku (të bërit Allahut shok në adhurim) dhe ai është dy lloje:
- Shirku i madh është ai që nxjerr prej fesë,
- Shirku i vogël është ai i cili e mohon përsosmërinë e besimit.
Shirku i madh – është adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut me ndonjë prej llojeve të adhurimeve (ibadeteve). Allahu i lartësuar thotë: "S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do…" (Nisa:48)
Llojet e tij:
a) Shirku në dua. Allahu i lartësuar thotë: "(idhujtarët e dinë për Allahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin)në tokë, që, po ata të njëjtit lusin idhujt." (Ankebut:65)
b) Shirku në qëllim, dëshirë dhe synim(orientim). Allahu i lartësuar thotë: "Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të dhe atyre nuk do t’u mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehnemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar." (Hudë:15-16).
c) Shirku në respekt. Allahu i lartësuar thotë: "Ata i konsideruan ahbarët (priftër jehudi) të tyre, ruhbanët (murgjit krishterë)të tyre dhe Mesihun (Isain)birin e Merjemes, për zota pos Allahut." (Tevbe:31).
d) Shirku në dashuri. Allahu lartësuar thotë: "E nga njerëzit ka asi që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë ) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë) e duan Allahun, po dashuria e atyre që e besuan Allahun është shumë më e fortë …" (Bekare :165)
Shirku i vogël - është mjet arrirës deri te shirku i madh sikurse p.sh: Syefaqësia (e lehtë) dhe fjala e njeriut tjetër: "Nëse do Allahu dhe ti."
6. Kufri dhe llojet e tij
Kufri ndahet në: kufrin e madh dhe kufrin e vogël.
- Kufri i madh është ai që nxjerr prej fesë,
- Kufri i vogël është ai i cili nuk nxjerr prej fesë.
Kufri i madh: është ai i cili e anulon imanin (besimin) tërësisht sikurse mohimi i librave ose pejgamberëve apo ndonjërin prej tyre ose p.sh ekzistencën e xhinëve.
Llojet e tij:
a) Kufri i injorancës dhe përgënjeshtrimi .Allahu i lartësuar thotë: "Por ja ata përgënjeshtruan atë (Kuranin)pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij …" (Junus:39) dhe thotë: "Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kuranin)dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit Tanë dhe më vonë ata do të kuptojnë." (Gafir:70).
b) Kufri i kundërshtimit dhe i mohimit. Allahu i lartësuar thotë për Faraonin dhe popullin e tij: " Edhe pse bindshëm të besueshëm me to ( se ishin nga Zoti) i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi…" (Neml:14) dhe thotë: "…e ata nuk të gënjejnë ty por ata mizorë mohojnë argumentet e Allahut." (Enam:30)
c) Kufri i kokë lartësisë dhe mendjemadhësisë sikurse kufri i Iblisit. Allahu i lartësuar thotë: "…me përjashtim të Iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madhe u bë jobesimtarë." (Bekare:34).
d) Kufri i nifakut (dyfytyrësisë) ai është të shfaqurit e Islamit dhe të fshehurit e kufrit. Allahu i lartësuar thotë: "S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ultë ( në fund) të zjarrit…" (Nisa:145).
e) Kufri i largimit prej fesë së Allahut. Allahu i lartësuar thotë: "…kurse ata që nuk besuan (u larguan) nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja." (Ahkaf:3)
f) Kufri i dyshimit dhe supozimit (hamendjes): Allahu i lartësuar thotë për pronarin e dy kopshteve: "…unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjejë ardhmëri edhe më të mirë se kjo. Atij ai shoku i vet (besimtari i tha) :Duke e polemizuar atë: “A mohove Atë që të krijoi ty nga dheu , pastaj nga një pikë uji pastaj të bëri njeri të plotë “por, për mua Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim nuk i bëj shok askë" (Kehf:35-38)
Kufri i vogël - është ai që mohon përsosmërinë e imanit dhe prej tij fjala e Pejgamberit: Fyerja e myslimanit është mëkat ndërsa vrasja e tij kufër.
7. Nifaku dhe llojet e tij
Nifaku (dyfytyrësia) ndahet në dy grupe:
- Nifaku në besim,
- Nifaku në vepër.
Nifaku në besim: Ai është të shfaqurit e Islamit dhe të fshehurit e kufrit. Dhe është gjashtë lloje:
a) Përgënjeshtrimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të)
b) Urrejtja e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të)
c) Përgënjeshtrimi i disa me çka ka ardhur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të)
d) Urrejtja e disa me çka ka ardhur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të)
dh) Gëzimi me mposhtjen(uljen)e fesë Islame.
Llojet e nifakut në vepër: Dhe ai është katër lloje, të përmendura në hadith: "Shenjat e munafikut janë tri: kur të flet gënjen, kur të premton mashtron, kur t’i besohet diçka tradhton, në një transmetim tjetër qëndroi: Kur është në konflikt, sillet jo moralisht dhe kur lidhë marrëveshje e thyen atë. (Mutefekun alejhi).
8. Dhjetë gjërat që e kundërshtojnë islamin
a) Të bërit shirk Allahut dhe prej tij prerja jo për Allahun. Allahu i lartësuar thotë: "S'ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet atij shok (idhujtarin), e pos këtij (mëkati) i fal kujt të do. Kush i përshkruan Allahut shok ,ai ka trilluar një mëkat të madh." (Nisa :48)
b) Kush bën mes tij dhe Allahut ndërmjetësues dhe i lutë ata dhe afrohet me ta (te Allahu). Allahu i lartësuar thotë: "…këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu…"(Junus:18)
c) Kush nuk i konsideron mushrikët (kafirët) pa besimtarë apo dyshon në kufrin e tyre apo konsideron rrugën e tyre të saktë veç ka bërë kufër njëzëshëm.
d) Kush ka bindje se udhëzimi i dikujt tjetër është më i mirë se udhëzimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe se gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë se gjykimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) sikurse ata të cilët e përkrahin gjykimin e Tagutëve mbi gjykimin e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai është kafir.
dh) Kush urren diçka prej asaj që ka ardhur me të Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) edhe nëse punon me të. Allahu i lartësuar thotë: "Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhdukëm veprat." (Muhamed: 9).
e) Kush tallet me diçka prej fesë së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) apo shpërblimit që i premtohet atij që mbahet për fenë dhe ndëshkimin me të cilin kërcënohet ai që largohet prej feje veç ka mohuar (ka bërë kufër). Allahu i Lartësuar : "…thuaju a me Allahun ,librin dhe të dërguarin e ti po talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.”(Teube:65,66).
f) Magjia dhe prej saj Sarfi- e ajo është vepër me të cilën synohet ndryshimi i dëshirës së njeriut p.sh: ndryshimi i dashurisë së burrit ndaj gruas së tij në urrejtje ndaj saj ndërsa Atfi-e ajo është vepër që synohet prej saj zgjimi i interesimit te njeriu për diçka që ai nuk e dëshiron nëpërmjet rrugëve djallëzore. E ai i cili e bënë këtë apo (pajtohet) është i kënaqur me të veç ka bërë kufër (ka mohuar)
g) Të ndihmuarit kafirat (mushrikët)kundër myslimanëve. Allahu i lartësuar thotë: "O ju që besuat! Mos i zini miq as jehudët e as krishterët, ata janë miq të njëri tjetrit. Kush prej jush i miqëson ata ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar."(Maide:51).
gj) Kush është i bindur se disa njerëzve u lejohet dalja prej sheriatit(rrugës)të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai është kafir.
h) Largimi (kthimi i shpinës) fesë së Allahut, nuk e mëson atë dhe nuk punon me të, argumenti për këtë është fjala e Allahut të lartësuar: " E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet e pastaj u kthen shpinën atyre. Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve." (Sexhde:22).