Akideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme.
Libri ka tre kapituj:
I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit.
I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit.
I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.