Ky material është i përkthyer në
- português - Portuguese
- اردو - Urdu
- Ўзбек - Uzbek
- বাংলা - Bengali
- bosanski - Bosnian
- ไทย - Thai
- română - Romanian
- Tiếng Việt - Vietnamese
- മലയാളം - Malayalam
- magyar - Hungarian
- हिन्दी - Hindi
- Hausa - Hausa
- فارسی - Persian
- Türkçe - Turkish
- 中文 - Chinese
- Bahasa Indonesia - Indonesian
- Wikang Tagalog - Tagalog
- Français - French
- አማርኛ - Amharic
- Русский - Russian
- italiano - Italian
- অসমীয়া - Assamese
Full Description
- SHPJEGIMI I BAZAVE TË
BESIMIT
- PARATHËNIE
- FEJA ISLAME
- Feja
islame është besim dhe ligj. Ajo është e përsosur në besimin dhe në ligjet e
saj.
- · Urdhëron njëzimin e Allahut të Lartësuar dhe ndalon nga shirku (adhurimi i diçkaje, krahas Allahut).
- · Urdhëron thënien e së vërtetës dhe ndalon nga gënjeshtra.
- · Urdhëron drejtësinë[1] dhe ndalon nga padrejtësia.
- · Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.
- · Urdhëron mbajtjen e premtimeve dhe ndalon nga mashtrimi.
- · Urdhëron respektimin e prindërve dhe ndalon nga mosbindja ndaj tyre.
- · Urdhëron ruajtjen e lidhjeve farefisnore, që janë të afërmit, dhe ndalon nga shkëputja e tyre.
- · Urdhëron fqinjësinë e mirë dhe ndalon nga sjellja e keqe.
- Feja
islame është besim dhe ligj. Ajo është e përsosur në besimin dhe në ligjet e
saj.
- SHTYLLAT E ISLAMIT
- BESIMI NË ALLAHUN
- 1. Argumenti i natyrshmërisë
- 2. Argumenti i mendjes
- 3. Argumenti nga feja (sheriati)
- 4. Argumenti nga ndjenja
- B) Besimi i njëzimit të Allahut në krijim (rububije):
- Gjithashtu, Ai thotë:
- C) Besimi i njëzimit të Allahut në adhurim (uluhije):
- D) Besimi në emrat dhe në cilësitë e Allahut
- Frytet e besimit në Allahun
- BESIMI NË
MELEKËT (ENGJËJT)
- Besimi në melekët përfshin katër çështje:
- Frytet
e besimit në melekët
- Njohja e madhështisë së Allahut të Lartësuar, fuqisë dhe pushtetit të Tij. Madhështia e krijesave e aludon madhështinë e Krijuesit.
- Falënderimi ndaj Allahut të Lartësuar për kujdesin e Tij ndaj njerëzve. Ai i ngarkoi ata engjëj të kujdesen për ta, duke i ruajtur, duke ua shënuar veprat e tyre dhe dobi të tjera për ta.
- Dashuria ndaj engjëjve për shkak të adhurimit që bëjnë ndaj Allahut të Lartësuar.
- BESIMI NË LIBRAT
- BESIMI NË TË DËRGUARIT
- BESIMI NË
DITËN E FUNDIT
- Besimi në Ditën e Fundit përfshin tri çështje:
- Frytet
e besimit në Ditën e Fundit
- · Dëshira për të kryer vepra të mira si dhe kujdesi për to, duke e shpresuar shpërblimin e asaj Dite.
- · Frika për të mos kryer të këqija si dhe për të mos qenë i kënaqur me to, si shkak i frikës së ndëshkimit në atë Ditë.
- · Ngushëllimi i besimtarit për ato nga të cilat është privuar në jetën e kësaj bote duke i shpresuar begatitë e botës së përtejme dhe shpërblimin në atë Ditë.
- BESIMI NË KADERIN (PARACAKTIMIN)
- SYNIMET E BESIMIT ISLAM
SHPJEGIMI I BAZAVE TË BESIMIT
شرح أصول الإيمان
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
PARATHËNIE
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, vetëm Atij ndihmë e falje i kërkojmë. E kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundrejt të këqijave të vetvetes e kundrejt të ligave të veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon, s'ka kush e humb, kurse atë që Allahu e humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për familjen e për shoqëruesit e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë shkenca e teuhidit (shq. shkenca e njëzimit të Allahut) është ndër shkencat më fisnike dhe në shkallën më të lartë, më e detyrueshmja për t'u studiuar sepse është dije mbi Allahun e Lartësuar, mbi emrat, mbi cilësitë dhe mbi të drejtat e Tij ndaj robërve të Vet. Gjithashtu, është çelës i rrugës drejt Allahut të Lartësuar dhe bazë e ligjeve të Tij. Të dërguarit ishin unikë për të thirrur në të. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ٢٥﴾
“Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar vetëm se i shpallëm atij se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Meje, pra më adhuroni Mua." (El Enbija, 25)
Vetë Allahu i Lartësuar e dëshmon njëzimin e Vet, siç e dëshmojnë edhe engjëjt e Tij, edhe dijetarët. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَأُوْلُواْ ٱلۡعِلۡمِ قَآئِمَۢا بِٱلۡقِسۡطِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ١٨﴾
“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S'ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit." (Ali Imran, 18)
Meqë teuhidi qenka i këtillë, atëherë është detyrë e çdo muslimani t'i përkushtohet mësimit të tij, fillimisht për veten, e pastaj t'ua mësojë të tjerëve, duke e medituar e duke e besuar, në mënyrë që ta ndërtojë fenë e tij mbi bazë të shëndoshë, për të qenë i kënaqur e i gëzuar me këto fryte e rezultate.
FEJA ISLAME
Feja islame është feja me të cilën Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ. Me të Allahu i vulosi të gjitha fetë dhe e përsosi për robërit e Tij. Ua plotësoi atyre dhuntinë, ua zgjodhi si fe, duke mos pranuar fe tjetër pos saj. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّۧنَ﴾
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve." (El Ahzab, 40)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗا﴾
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." (El Maide, 3)
Po ashtu, thotë:
﴿إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُ﴾
“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami." (Ali Imran, 19)
Dhe thotë:
﴿وَمَن يَبۡتَغِ غَيۡرَ ٱلۡإِسۡلَٰمِ دِينٗا فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ٨٥﴾
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur." (Ali Imran, 85)
Allahu ua bëri obligim të gjithë njerëzve që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar sipas kësaj feje. Ai i drejtohet të Dërguarit të Tij ﷺ duke i thënë:
﴿قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡ جَمِيعًا ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فََٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِيِّ ٱلۡأُمِّيِّ ٱلَّذِي يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ١٥٨﴾
“Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!" (El Araf, 158)
Në Sahihun e Muslimit, përcjellë nga Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur me të, shënohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, që në dorën e Tij është shpirti i Muhamedit, se cilido njeri i këtij umeti që dëgjon për mua, qoftë ai çifut a i krishterë, vdes duke mos e besuar atë në të cilën jam dërguar, do të jetë banor i Zjarrit."
Të besosh në fenë islame do të thotë të besosh në atë me të cilën ai (Pejgamberi) ka ardhur, me miratim (pranim) dhe nënshtrim e jo vetëm thjesht të besosh. Kështu, as Ebu Talibi nuk e kishte besuar të Dërguarin ﷺ dhe atë me çka ky është dërguar, ndonëse ai kishte dëshmuar se kjo fe është më e mira ndër të gjitha fetë.
Feja islame përfshin të gjitha interesat dhe dobitë që përmbanin fetë e mëhershme, duke u veçuar nga ato me faktin se Islami është i përshtatshëm për çdo kohë, vend dhe popull. Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar të Dërguarit të Tij ﷺ thotë:
﴿وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَمُهَيۡمِنًا عَلَيۡهِ﴾
“Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre." (El Maide, 48)
Fakti se ai është i përshtatshëm për çdo kohë, vend dhe popull nënkupton se të kapurit me të (Islamin) nuk i kundërshton interesat e popullit në asnjë kohë e në asnjë vend, madje ata përfitojnë prej tij. Kjo aspak nuk nënkupton se Islami i nënshtrohet çdo kohe, vendi apo populli, siç e dëshirojnë këtë disa njerëz.
Feja islame është fe e vërtetë, në të cilën Allahu i Lartësuar atij që kapet denjësisht për të i ka garantuar se do ta ndihmojë dhe do ta bëjë triumfues kundrejt të gjithë të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ٩﴾
“Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët." (Es Saf, 9)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَيَسۡتَخۡلِفَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ كَمَا ٱسۡتَخۡلَفَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمۡ دِينَهُمُ ٱلَّذِي ٱرۡتَضَىٰ لَهُمۡ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّنۢ بَعۡدِ خَوۡفِهِمۡ أَمۡنٗاۚ يَعۡبُدُونَنِي لَا يُشۡرِكُونَ بِي شَيۡٔٗاۚ وَمَن كَفَرَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ٥٥﴾
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët." (En Nur, 55)
Feja islame është besim dhe ligj. Ajo është e përsosur në besimin dhe në ligjet e saj.
· Urdhëron njëzimin e Allahut të Lartësuar dhe ndalon nga shirku (adhurimi i diçkaje, krahas Allahut).
· Urdhëron thënien e së vërtetës dhe ndalon nga gënjeshtra.
· Urdhëron drejtësinë[1] dhe ndalon nga padrejtësia.
· Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.
· Urdhëron mbajtjen e premtimeve dhe ndalon nga mashtrimi.
· Urdhëron respektimin e prindërve dhe ndalon nga mosbindja ndaj tyre.
· Urdhëron ruajtjen e lidhjeve farefisnore, që janë të afërmit, dhe ndalon nga shkëputja e tyre.
· Urdhëron fqinjësinë e mirë dhe ndalon nga sjellja e keqe.
Me një fjalë, Islami urdhëron çdo virtyt dhe ndalon prej çdo vesi.
Urdhëron për çdo punë të mirë dhe ndalon nga çdo punë e ligë. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَٱلۡإِحۡسَٰنِ وَإِيتَآيِٕ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَيَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡبَغۡيِۚ يَعِظُكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ٩٠﴾
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t'ia vini veshin." (En Nahl, 90)
SHTYLLAT E ISLAMIT
Shtyllat e Islamit janë themele mbi të cilat ai ndërtohet. Ato janë pesë, të cekura në transmetimin e Ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë: të veçohet Allahu me adhurim (sipas një motërzimi tjetër, në lidhje me pesë:) të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e ramazanit dhe haxhillëkun." Dikush tha: “Haxhillëkun dhe agjërimin e ramazanit." Tha: “Jo, agjërimin e ramazanit dhe haxhillëkun. Kësisoj e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ." (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi, ndërkaq ky është motërzimi i Muslimit)
1. Për sa i përket dëshmisë, se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ajo nënkupton: besim të prerë, që shprehet me gjuhë lidhur me këtë dëshmi. Kjo dëshmi është konsideruar si një shtyllë e vetme edhe përkundër faktit se përmban një numër dëshmish, e kjo vjen: ose për shkak se i Dërguari ﷺ është komunikues e përcjellës nga Allahu i Lartësuar, prandaj dhe dëshmia lidhur me robërinë e vet dhe të qenët i dërguar i Tij është pjesë e përsosurisë së dëshmisë se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut; ose kjo mund të jetë sepse këto dy dëshmi janë bazë e vlefshmërisë së veprave dhe pranimit të tyre. Ndaj, vepra nuk është e vlefshme e as e pranueshme përveç nëse bëhet me sinqeritet për Allahun e Lartësuar dhe në përputhje me Sunetin e tij ﷺ. Me sinqeritet ndaj Allahut realizohet dëshmia se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, kurse me ndjekjen e të Dërguarit të Allahut realizohet dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Prej fryteve madhështore të kësaj dëshmie është çlirimi i zemrës dhe i shpirtit nga të qenët rob i krijesave dhe i ndjekjes së dikujt tjetër përveç të dërguarve.
2. Sa i përket faljes së namazit, ajo nënkupton ta adhurosh Allahun e Lartësuar duke e kryer namazin me vendosmëri dhe me përsosuri në kohët dhe në format e tij (të përcaktuara). Ndër frytet e kryerjes së namazit janë: zgjerimi i gjoksit, rehatia shpirtërore dhe largimi nga gjërat e turpshme dhe të këqija.
3. Sa i përket dhënies së zekatit, ajo e nënkupton adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar duke e shpenzuar sasinë e obliguar në ato lloje pasurish që duhet dhënë zekat. Ndër frytet e kësaj janë: pastrimi i shpirtit nga vesi i lig (koprracia), me ç'rast përmbushen nevojat e Islamit dhe të muslimanëve.
4. Sa i përket agjërimit të ramazanit, ai është adhurim ndaj Allahut të Lartësuar duke u vetëpërmbajtur nga ushqimi, pija dhe kontakti intim gjatë ditëve të ramazanit. Ndër frytet e tij janë: zbutja e shpirtit duke i lënë gjërat e dashura për ta arritur kënaqësinë e Allahut të Lartmadhërishëm.
5. Sa i përket haxhillëkut, ai e nënkupton adhurimin e Allahut të Lartësuar duke ia mësyrë Qabesë së Shenjtë, për t'i kryer ritualet e haxhillëkut. Ndër frytet e tij janë: zbutja e shpirtit duke dhënë mund financiar dhe fizik në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar. Rrjedhimisht, nga ky këndvështrim, haxhillëku konsiderohet një lloj xhihadi në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Frytet e lartpërmendura, dhe të tjera që nuk i përmendëm, e bëjnë umetin një umet të pastër e të çiltër islam, duke e adhuruar Allahun me fe të vërtetë, duke i trajtuar njerëzit me drejtësi dhe me sinqeritet. Kjo për faktin se të gjitha ligjet e tjera të Islamit rregullohen paralel me rregullimin e këtyre bazave. Gjendja e umetit rregullohet me rregullimin e fesë së tyre, ndërkaq rregullimi i gjendjes së tyre dështon nëse shpërfillet rregullimi i fesë së tij.
Kushdo që dëshiron sqarimin e kësaj, le ta lexojë fjalën e të Lartësuarit tek thotë:
﴿وَلَوۡ أَنَّ أَهۡلَ ٱلۡقُرَىٰٓ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَفَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَرَكَٰتٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن كَذَّبُواْ فَأَخَذۡنَٰهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ٩٦ أَفَأَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا بَيَٰتٗا وَهُمۡ نَآئِمُونَ٩٧ أَوَ أَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا ضُحٗى وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ٩٨ أَفَأَمِنُواْ مَكۡرَ ٱللَّهِۚ فَلَا يَأۡمَنُ مَكۡرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ٩٩﴾
“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t'u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë. A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?! A janë të sigurt ata se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?! A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut." (El Araf, 96-99)
Le të analizohet historia e popujve të mëhershëm, sepse në histori ka mësim për ata që mendojnë dhe vizion për ata që nuk kanë perde përpara. E, ndihma kërkohet vetëm prej Allahut!
BAZAT E BESIMIT ISLAM
Feja islame, siç u cek më sipër, është besim dhe ligj. Tashmë përmendëm disa ligje të veta, ku ua cekëm shtyllat, që konsiderohen bazë e ligjeve të saj.
Sa i përket besimit islam, bazat e tij janë: besimi në Allahun, në melekët (engjëjt), në librat e Tij, në të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe në paracaktimin (kaderin), të mirën dhe të keqen e tij.
Lidhur me këto baza argumenton Libri i Allahut (Kurani) dhe Suneti i të Dërguarit të Tij ﷺ. Sa i përket librit të Allahut të Lartësuar, Ai thotë:
﴿لَّيۡسَ ٱلۡبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ قِبَلَ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلۡكِتَٰبِ وَٱلنَّبِيِّۧنَ﴾
“Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët..." (El Bekare, 177).
Ndërkaq, sa i përket paracaktimit (kaderit), Allahu thotë:
﴿إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ٤٩ وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۢ بِٱلۡبَصَرِ٥٠﴾
“Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë." (El Kamer, 49-50)
Ndërkaq, sa i përket Sunetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ ai në përgjigjen ndaj Xhibrilit, kur e pyeti për besimin (imanin), tha: “Imani është të besosh në Allahun, në melekët, në librat e Tij, në të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe të besosh në paracaktimin (kaderin), të mirën dhe të keqen e tij." (Shënon Muslimi)
BESIMI NË ALLAHUN
Besimi në Allahun përfshin katër çështje:
A) Besimi në ekzistencën e Allahut të Lartësuar. Për ekzistencën e Allahut tregojnë natyrshmëria, mendja (e shëndoshë), feja (sheriati) dhe ndjeshmëria e pastër.
1. Argumenti i natyrshmërisë
Argumenti i natyrshmërisë për ekzistencën Allahut është se, çdo krijesë e ka natyrën e saj që të besojë në Krijuesin e vet, pa menduar gjatë ose pa u mësuar nga dikush. Nga kjo natyrshmëri bën përjashtim vetëm ai të cilit në zemrën e tij i ka ndodhur diçka papritmas, me ç'rast ka dalë nga natyrshmëria, duke u mbështetur në fjalën e të Dërguarit ﷺ: “Çdo fëmijë lind me natyrshmëri (me Islam), porse më pas prindërit e tij e çifutëzojnë, e krishterojnë ose e zjarrputizojnë." (Shënon Buhariu)
2. Argumenti i mendjes
Argumenti i mendjes për ekzistencën e Allahut të Lartësuar është se për të gjitha këto krijesa, që kanë kaluar e që vijnë, patjetër duhet të ketë një Krijues që i ka krijuar, sepse nuk ka mundësi që ato të jenë vetëkrijuar, e aq më pak të jenë krijuar rastësisht.
Është e pamundur që ta kenë krijuar vetveten, ngase asgjë nuk mund të jetë krijues i vetvetes. Para se të krijohej, nuk ekzistonte fare. Ndaj, si ka mundësi të jetë krijues(e)?!
Gjithashtu, asgjë nuk ka mundësi të ekzistojë rastësisht. Kështu, çdo gjë që ndodh, medoemos duhet ta ketë vepruesin (shpikësin) e asaj ndodhie, dhe se ekzistimi brenda këtij sistemi të mrekullueshëm, brenda kësaj konsistence të harmonishme kaq precize dhe pas gjithë kësaj lidhjeje shkak-pasojë, lidhje ekzistencash në mes vete, është e pamundshme që të ekzistojë vetvetiu, rastësisht. Kjo për faktin se ekzistimi i diçkaje rastësisht është jashtë rregullit qysh në fillim të ekzistimit të vet. E si mund të përshtatet brenda rregullave të veçanta edhe pasi të krijohet e të zhvillohet?!
Meqë krijesat nuk mund ta krijojnë vetveten dhe nuk mund të ekzistojnë vetvetiu, kjo tregon se ekziston një Krijues. E, Ai është Allahu, Zoti i botëve.
Allahu i Lartësuar këtë argument logjik dhe fakt të prerë e ka përmendur në suren Et Tur, tek thotë:
﴿أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ٣٥﴾
“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!" (Et Tur, 35)
Kjo nënkupton se ata nuk janë krijuar pa Krijues dhe nuk e kanë krijuar vetveten. Atëherë, kjo medoemos aludon se Krijuesi i tyre është Allahu i Lartmadhërishëm. Kur Xhubejr ibn Mutimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ tek lexonte suren Et Tur dhe, ndërsa arriti tek ajetet:
﴿أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ٣٥ أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ٣٦ أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ٣٧﴾
“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!" (Et Tur, 35-37) Xhubejri, i cili atëbotë ishte jobesimtar, tha: “Thuajse zemra më fluturoi. Ky ishte momenti i parë kur imani m'u ngulit thellë në zemër." (Shënon Buhariu)
Le të sjellim një shembull që e sqaron këtë: Nëse ndonjë person do të të fliste për një kështjellë të fortë, të rrethuar me kopshte, në të cilën rrjedhin lumenj, e që është plot e përplot me mobile e me shtretër dhe është e zbukuruar me shumë lloje zbukurimesh, nga më të ndryshmet e nga më të bukurat, duke të të thënë: Kështjella, dhe ç'ka në të, është krijuar vetvetiu, ose është gjendur rastësisht, pa krijues. Sigurisht, do ta përgënjeshtroje, kurse bisedën e tij do ta quaje një budallallëk.
Pas kësaj, a ka mundësi që gjithë ky univers i gjerë e madhështor me Tokën, qiejt, planetet dhe sistemin e tij të përsosur ta ketë krijuar veten e tij apo të jetë krijuar rastësisht, pa u krijuar nga askush?!
3. Argumenti nga feja (sheriati)
Të gjithë librat qiellorë e dëshmojnë ekzistencën e Allahut të Lartësuar. Dispozitat e zbritura për interesat e krijesave, nëpërmjet shpalljeve, janë argument i qartë se ato janë prej Një Zoti të Urtë, të Ditur rreth asaj që u bën dobi krijesave. Gjithashtu, argumentet të cilat flasin mbi kozmosin, e për të cilat dëshmon edhe shkenca bashkëkohore, janë argument për ekzistimin e Një Zoti, Një Krijuesi, i Cili ka mundur ta krijojë atë për të cilën ka treguar në to (shpalljet).
4. Argumenti nga ndjenja
Argumenti nga ndjenja për ekzistencën e Allahut shihet në dy aspekte:
I pari. Ne shohim dhe dëgjojmë se si u pranohen lutjet atyre që luten e si u lehtësohen hallet atyre që janë në vështirësi. Kjo është argument i prerë për ekzistimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
﴿وَنُوحًا إِذۡ نَادَىٰ مِن قَبۡلُ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُ﴾
“(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij." (El Enbija, 76)
Po ashtu, Allahu thotë:
﴿إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ﴾
“Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj." (El Enfal, 9)
Në Sahihun e Buhariut përcillet nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Ndërsa i Dërguari ﷺ po ligjëronte në ditën e xhuma, një beduin hyri në xhami duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut! ﷻ shkatërrua pasuria (bagëtitë), janë uritur njerëzit e shtëpisë, ndaj lute Allahun për ne (që të na çojë shi)." Atëherë, (i Dërguari i Allahut ﷺ) i ngriti duart lart për t'u lutur, me ç'rast një re si kodrat u duk në qiell. Kështu, ende pa zbritur nga minberi, shiu ia kishte lagur mjekrën." Ndërkaq, në xhumanë tjetër, i njëjti beduin, ose ndonjë tjetër, vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Na u shkatërruan shtëpitë e u përmbytën bereqetet, ndaj lute Allahun për ne (që ta ndalë shiun)!" Në atë rast, i Dërguari i Allahut i ngriti duart lart e tha: “O Allah, rreth nesh e jo mbi ne!" Nuk kaloi shumë, e shiu u ndal."
Përgjigjet ndaj lutjeve të njerëzve vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Kjo vlen për ata që i drejtohen Allahut të Lartësuar duke i plotësuar kushtet e pranimit të lutjes.
Aspekti i dytë: Mrekullitë e të dërguarve, që njihen si muxhize, të cilat njerëzit i kanë parë apo për të cilat kanë dëgjuar se vërtet kanë ndodhur, është argument i prerë se ekziston Dërguesi i atyre mrekullive. E, Ai është Allahu i Lartësuar. E themi këtë ngase ato (muxhizet) janë gjëra që ndodhin jashtë natyrshmërisë njerëzore, që Allahu ua ka çuar për t'iu ndihmuar e për t'iu dhënë argumente shtesë të dërguarve të Vet.
Një shembull për këtë: Mrekullia e Musait ﷺ kur Allahu i Lartësuar e urdhëroi t'i binte detit me shkopin e tij. Ai i ra, e deti u nda në dymbëdhjetë rrugë të thata, ndërmjet të cilave uji ishte si male.
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ٦٣﴾
“Dhe Ne i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!" Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh." (Esh Shuara, 63)
Shembulli i dytë: Mrekullia e Isait ﷺ i cili i ringjallte të vdekurit dhe i nxirrte nga varret e tyre me lejen e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar përkitazi me të thotë:
﴿وَأُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ بِإِذۡنِ ٱللَّهِ ٤٩﴾
“Dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut." (Ali Imran, 49)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿إِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱذۡكُرۡ نِعۡمَتِي عَلَيۡكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذۡ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِي ٱلۡمَهۡدِ وَكَهۡلٗاۖ وَإِذۡ عَلَّمۡتُكَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَۖ وَإِذۡ تَخۡلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيَۡٔةِ ٱلطَّيۡرِ بِإِذۡنِي فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيۡرَۢا بِإِذۡنِيۖ وَتُبۡرِئُ ٱلۡأَكۡمَهَ وَٱلۡأَبۡرَصَ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ تُخۡرِجُ ٱلۡمَوۡتَىٰ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ كَفَفۡتُ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذۡ جِئۡتَهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ١١٠﴾
“Me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit." (El Maide, 110)
Shembulli i tretë: Muhamedi ﷺ kur kurejshët i kërkuan ndonjë argument, shenjoi me dorë drejt Hënës, me ç'rast ajo u nda në dysh duke e parë njerëzit atë. Allahu, lidhur me këtë, thotë:
﴿ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ١ وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ٢﴾
“ﷻ afrua Ora (Kiameti) dhe u ça Hëna! E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij." (El Kamer, 1-2)
Të gjitha këto shenja dhe mrekulli të ndjeshme, që Allahu i Lartësuar ua dha të dërguarve të Tij për t'iu ndihmuar dhe për t'i përkrahur, tregojnë prerazi për ekzistencën e Allahut të Lartësuar.
B) Besimi i njëzimit të Allahut në krijim (rububije):
(Besimi se vetëm Allahu është Zot i Vetëm, s'ka rival e as ndihmës)
Zoti është Ai që krijon, posedon sundim dhe kontroll ndaj çdo gjëje.
Nuk ka krijues tjetër veç Allahut. S'ka sundues (pronar) veç Tij dhe e tërë çështja (urdhri) i takon Atij.
Allahu thotë:
﴿أَلَا لَهُ ٱلۡخَلۡقُ وَٱلۡأَمۡرُ﴾
“Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi." (El Araf, 54)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۚ وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمۡلِكُونَ مِن قِطۡمِيرٍ١٣﴾
“Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës." (Fatir, 13)
Nuk dihet se ndonjë krijesë ka mohuar se Allahu është Zot, përveçse të ketë qenë mendjemadh dhe i pabindur në atë që ka thënë, siç kishte ngjarë me Faraonin, kur i tha popullit të vet:
﴿فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ٢٤﴾
“Unë jam zoti juaj më i lartë!" (En Naziat, 24)
Po ashtu, u tha:
﴿وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَٱسۡتَوَىٰٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ١٤﴾
“O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje!" (El Kasas, 38)
Porse, kjo nuk vinte nga besimi (bindja). Allahu thotë:
﴿وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗا﴾
“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta." (En Neml, 14)
Allahu tregon se si Musai i kishte thënë Faraonit:
﴿قَالَ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَآ أَنزَلَ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَٰفِرۡعَوۡنُ مَثۡبُورٗا١٠٢﴾
“Tashmë ti e di se këto nuk i ka shpallur askush tjetër, përveç Zotit të qiellit dhe të Tokës, si prova të dukshme dhe Unë jam i bindur se ti je i dënuar në humbje." (El Isra, 102)
Prandaj, ndonëse idhujtarët i bënin shok Allahut në adhurim, pohonin se Ai është Krijuesi. Allahu thotë:
﴿قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ٨٤ سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ٨٥ قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ٨٦ سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ٨٧ قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ٨٨ سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ٨٩﴾
“Thuaj: “E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?" Ata do të thonë: “Të Allahut!" E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?" Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?" Ata do të thonë: “Allahu!" E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?" Thuaj: “Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?" Ata thonë: “Allahu." E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni?!" (El Muminun, 84-89)
Po ashtu, thotë:
﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ٩﴾
“Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?" Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi." (Ez Zuhruf, 9)
Dhe thotë:
﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ٨٧﴾
“Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!" Atëherë, përse largohen prej Tij?!" (Ez Zuhruf, 87)
Urdhri i Allahut i përfshin ligjet e universit dhe të fesë.
Ashtu siç është Rregulluesi i gjithësisë, ku, me urtësinë e Tij, vepron si të dojë, Ai po ashtu është Gjykuesi (Ligjvënësi) i saj, ndaj, gjithnjë me urtësinë e Tij, i ligjëson adhurimet dhe dispozitat që kanë të bëjnë me veprimet ndërnjerëzore. Së këndejmi, ai që i shoqëron Allahut ligjvënës në adhurime ose (i shoqëron) gjykues në sjelljet ndërnjerëzore, e ka rivalizuar Atë, rrjedhimisht i tilli nuk ka iman të shëndoshë.
C) Besimi i njëzimit të Allahut në adhurim (uluhije):
Njëzimi i Allahut në adhurim nënkupton se vetëm Ai është Zoti i vërtetë dhe nuk ka rival. Nocioni ilah nënkupton i adhuruar me dashuri dhe i lartësuar me respekt. Allahu thotë:
﴿وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ١٦٣﴾
“Zoti juaj është një Zot i vetëm! S'ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!" (El Bekare, 163)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَأُوْلُواْ ٱلۡعِلۡمِ قَآئِمَۢا بِٱلۡقِسۡطِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ١٨﴾
“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S'ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit." (Ali Imran, 18)
Kushdo që merr dikë tjetër për zot dhe e adhuron atë, krahas Allahut, adhurimin e ka të kotë.
Allahu thotë:
﴿ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ٦٢﴾
“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi." (El Haxh, 62)
Emërtimi i tyre zota nuk i bën ata zota të vërtetë, që të adhurohen me meritë. Allahu i Lartësuar, lidhur me Latin, Uzanë dhe Menatin, thotë:
﴿إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍ﴾
“Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë." (En Nexhm, 23)
Ndërkaq, lidhur me Hudin, që iu drejtua popullit të vet, Allahu thotë:
﴿أَتُجَٰدِلُونَنِي فِيٓ أَسۡمَآءٖ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٖ﴾
“A më kundërshtoni mua për emrat (e idhujve), të cilët ua keni vënë ju dhe prindërit tuaj e për të cilët Allahu nuk ju ka sjellë kurrfarë diturie?" (El Araf, 71)
Ndërkaq, lidhur me Jusufin, i cili iu drejtua dy shokëve të burgut, thotë:
﴿يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ٣٩ مَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسۡمَآءٗ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍ﴾
“O shokët e mi të burgut! A janë më mirë një mori zotash të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari? Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument." (Jusuf, 39-40)
Prandaj, për këtë arsye edhe të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta, u thoshin popujve të tyre:
﴿ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُ﴾
“Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!" (El Araf, 59)
Mirëpo, idhujtarët refuzuan ta pranojnë këtë dhe adhuruan zota të tjerë përveç Allahut, ua kërkonin ndihmën dhe u mbështeteshin atyre. Allahu i Lartësuar kotësinë e zotave të tyre e ka kundërshtuar me dy argumente logjike:
I pari: Idhuj, që ata i konsiderojnë zota, nuk kanë asnjë cilësi hyjnore. Vetë ata janë të krijuar, rrjedhimisht nuk mund të krijojnë, nuk i sjellin ndonjë dobi adhuruesve të tyre, nuk mund t'ua largojnë asnjë dëm. Nuk japin jetë e as vdekje. Nuk e kanë mundësinë e sundimit të qiejve e as nuk janë pjesëmarrës në sundimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗ لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتٗا وَلَا حَيَوٰةٗ وَلَا نُشُورٗا٣﴾
“E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin." (El Furkan, 3)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا لَهُمۡ فِيهِمَا مِن شِرۡكٖ وَمَا لَهُۥ مِنۡهُم مِّن ظَهِيرٖ٢٢ وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنۡ أَذِنَ لَهُ﴾
“Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata që i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; për ata nuk ka pjesë as në qiej, as në Tokë dhe Allahu nuk ka asnjë ndihmës nga radhët e tyre. Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje." (Sebe, 22-23)
Po ashtu, thotë:
﴿أَيُشۡرِكُونَ مَا لَا يَخۡلُقُ شَيۡٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ١٩١ وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ لَهُمۡ نَصۡرٗا وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ١٩٢﴾
“A mos vallë ata i veshin Atij si ortakë idhuj që nuk mund të krijojnë asgjë, ndërkohë që vetë janë të krijuar?! Idhuj, që nuk mund t'u japin ndonjë ndihmë atyre e as veten nuk mund ta ndihmojnë?!" (El Araf, 191-192)
Prandaj, nëse gjendja e atyre zotave është e tillë, atëherë adhurimi ndaj tyre dhe konsiderimi i tyre për zota është budallallëku më i skajshëm dhe ndër kotësitë më të mëdha.
I dyti: Idhujtarët pohonin se Allahu i Lartësuar është i vetmi Zot, i Vetmi Krijues, në dorën e të Cilit është sundimi i gjithçkaje, Ai është Mbrojtësi dhe askush askujt nuk mund t'i kërkojë ndihmë për t'u mbrojtur prej Tij. Së këndejmi, meqë ata (idhujtarët) e pranojnë adhurimin e Tij në krijim (rububije), kjo e bën të domosdoshme ta pranojnë njëzimin e Tij në adhurim (uluhije). Lidhur më këtë, Allahu thotë:
﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ٢١ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فِرَٰشٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزۡقٗا لَّكُمۡۖ فَلَا تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ٢٢﴾
“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat); i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun." (El Bekare, 21-22)
Po ashtu, thotë:
﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ٨٧﴾
“Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!" Atëherë, përse largohen prej Tij?!" (Ez Zuhruf, 87)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ٣١ فَذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَاذَا بَعۡدَ ٱلۡحَقِّ إِلَّا ٱلضَّلَٰلُۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ٣٢﴾
“Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë “Allahu". E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?" Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?" (Junus, 31-32)
D) Besimi në emrat dhe në cilësitë e Allahut
Besimi në emrat dhe në cilësitë e Allahut nënkupton të besohet çdo gjë që Allahu e ka pohuar për Veten e Tij në Librin e Vet, dhe ajo që është konfirmuar në Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ në lidhje me emrat dhe me cilësitë e Tij, ashtu siç i takojnë Atij, pa shtrembërim, pa mohim, pa i dhënë formë dhe pa shëmbëllim. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ١٨٠﴾
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar." (El Araf, 180)
Gjithashtu, ka thënë:
﴿وَهُوَ ٱلَّذِي يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهۡوَنُ عَلَيۡهِۚ وَلَهُ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ٢٧﴾
“Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti." (Er Rrum, 27)
Po ashtu, ka thënë:
﴿لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ١١﴾
“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha." (Esh Shura, 11)
Sa i përket kësaj çështjeje (rreth emrave dhe cilësive të Allahut), kanë devijuar dy grupe (sekte):
Grupi i parë: Mohuesit (el-muattile), që i mohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut ose mohojnë disa prej tyre, duke pretenduar se konfirmimi i emrave dhe cilësive të Allahut nënkupton përngjasimin, respektivisht përngjasimin e Allahut me Krijesat e Tij! Ky pretendim është i kotë dhe i pavlerë në disa aspekte:
Aspekti i parë: Kjo obligon gjëra të kota, që bie ndesh me fjalët e Allahut të Lartësuar. Sepse Allahu i Lartësuar i ka konfirmuar për Vetveten emrat dhe cilësitë e Tij, ndërkohë e ka mohuar përngjasimin me dikë tjetër! Po qe se konfirmimi i tyre do ta nënkuptonte edhe përngjasimin, atëherë do të hasnim kundërshti në fjalët e Allahut si dhe përgënjeshtrim ndërmjet disa fjalësh!
Aspekti i dytë: Dy gjëra, që kanë të njëjtin emër ose cilësi, nuk nënkupton medoemos të jenë të njëjta edhe në aspekte të tjera! Mund të shohësh dy persona, ku secili prej tyre dëgjon, sheh dhe flet, porse kjo nuk nënkupton se ata janë të njëjtë edhe në cilësitë njerëzore, në të dëgjuarit, në të shikuarit e në të folurit. Gjithashtu, kjo vërehet edhe te kafshët: ato kanë duar, këmbë dhe sy, por kjo nuk do të thotë se kanë duar, këmbë dhe sy të njëjtë. Prandaj, meqë dallimet qenkan të dukshme ndërmjet krijesave, ndonëse kanë emra ose cilësi të ngjashme, nuk ka dyshim se dallimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesave është më i thellë dhe më i madh!
Grupi i dytë: Përngjasuesit (el-mushebiheh), që i konfirmojnë emrat dhe cilësitë (e Allahut), porse Allahun e përngjasojnë me krijesat e Tij, duke pretenduar se tekstualisht kështu tregojnë argumentet, ngase Allahu i Lartësuar iu drejtoka robërve të Vet vetëm me atë që ata kuptojnë. Ky pretendim është i kotë dhe i pavlerë në disa aspekte:
Aspekti i parë: Përngjasimi i Allahut të Lartësuar me krijesat është i kotë, gjë që e përgënjeshtron mendja e shëndoshë dhe sheriati. Është e pamundur që tekstet kuranore dhe profetike të përmbajnë diçka që është kotësi!
Aspekti i dytë: Allahu i Lartësuar u foli robërve të Tij ashtu siç e kuptojnë ata në kuptimin parësor të fjalës, por realiteti dhe esenca e këtij kuptimi, lidhur me Qenien dhe me cilësitë e Tij, janë diç që Allahu e ka veçuar me dijen e Vet (e vetëm Ai i di ato se si janë).
Allahu ka konfirmuar për Veten e Tij se është Dëgjues, dhe, domethënia e dëgjimit në kuptimin parësor të fjalës nënkupton kapjen e zërave, por kur kemi të bëjmë me të dëgjuarit e Allahut të Lartësuar, kjo është e panjohur, ngase realiteti i të dëgjuarit ndryshon, madje edhe brendapërbrenda vetë krijesave, rrjedhimisht dallimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesave është më i thellë dhe më i madh.
Kur Allahu i Lartësuar tregon për Vetveten se Ai është ngritur mbi Fronin (Arshin) e Tij, ngritja, në kuptimin parësor të fjalës, është e njohur. Mirëpo, realiteti i ngritjes është i panjohur, në kuptimin se si Allahu është ngritur mbi Fronin e Tij! Sepse realiteti i ngritjes te krijesat nuk është i njëjtë sikurse tek Allahu. Ngritja dhe qëndrimi mbi një karrige të palëvizshme nuk është e njëjtë sikur të ngrihet dhe të qëndrohet mbi një deve, që është e vështirë për t'i hipur. E, meqë dallimi te krijesat qenka i dukshëm, atëherë dallimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesave është më i thellë dhe më i madh.
Frytet e besimit në Allahun
Besimi në Allahun e Lartësuar, ashtu siç përshkruam, u sjell fryte madhështore besimtarëve, ndër to janë:
I pari: Realizimi i njëzimit të Allahut të Lartësuar, duke mos iu drejtuar askujt me shpresë e as me frikë dhe duke mos adhuruar dikë tjetër në vend të Allahut.
I dyti: Dashuria e plotë ndaj Allahut të Lartësuar, duke e madhëruar Atë në përputhje me emrat e bukur dhe me cilësitë e Tij të larta.
I treti: Realizimi i adhurimit të Allahut, duke kryer urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave që i ka vënë.
BESIMI NË MELEKËT (ENGJËJT)
Melekët janë krijesa të padukshme, krijuar për ta adhuruar Allahun e Lartësuar. Nuk kanë veçori krijimi e as cilësi hyjnore. Allahu i Lartësuar i krijoi prej dritës. Janë plotësisht të nënshtruar ndaj urdhrave të Tij dhe janë të aftë në kryerjen e atyre urdhrave.
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَمَنۡ عِندَهُۥ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسۡتَحۡسِرُونَ١٩ يُسَبِّحُونَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفۡتُرُونَ٢٠﴾
“Ata që janë tek Ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë e nuk ndiejnë lodhje, por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, paprerë." (El Enbija, 19-20) Numri i tyre është i madh, që nuk e di askush përveç Allahut të Lartësuar. Në dy koleksionet e sakta të haditheve është konfirmuar nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se, në ndodhinë e Miraxhit, Pejgamberit ﷺ iu shfaq Bejtu-l-mamuri në qiell, ku çdo ditë aty falen shtatëdhjetë mijë melekë. Me t'u larguar, nuk e përsëdytin më kurrë.
Besimi në melekët përfshin katër çështje:
1. Besimi në ekzistencën e tyre.
2. Besimi në melekët që ua dimë emrat, siç është Xhibrili, ndërkaq melekëve që nuk ua dimë emrat, i besojmë në formë të përgjithshme.
3. Besimi në cilësitë e tyre, për ata që kemi njohuri, fjala vjen, për Xhibrilin. I Dërguari ﷺ e kishte parë në formën e tij të vërtetë në të cilën është krijuar, ku kishte gjashtëqind krahë, me të cilët e mbulonte horizontin. Engjëlli, me lejen e Allahut, mund të shndërrohet në formë njeriu, siç i kishte ndodhur Xhibrilit, kur Allahu i Lartësuar e dërgoi te Merjemja. Asaj iu shndërrua në formën e përsosur njerëzore. Gjithashtu, ai i kishte vajtur edhe Pejgamberit ﷺ tek rrinte me shokët e tij. Kështu, i kishte ardhur në formën e një njeriu me rroba shumë të bardha e tejet flokëzi, tek i cili nuk vëreheshin shenja udhëtimi. Atë nuk e njohu asnjë sahab. ﷻ ul me Pejgamberin ﷺ duke i vendosur gjunjët e tij afër gjunjve të të Dërguarit e duke i vënë shuplakat e duarve të tij mbi kofshët e veta, me ç'rast pyeste Pejgamberin ﷺ rreth Islamit, imanit, ihsanit, Kiametit dhe shenjave të tij. I Dërguari iu përgjigj pyetjeve të tij dhe u largua. Pastaj Pejgamberi u tha shokëve: “Ky qe Xhibrili, erdhi për t'jua mësuar fenë tuaj." (Shënon Muslimi) Po ashtu, melekët që Allahu i Lartësuar i ka çuar tek Ibrahimi dhe te Luti, qenë shfaqur në formë njeriu.
4. Besimi në funksionet (detyrat) e tyre, që ne ua njohim. Këto detyra ata i kryejnë meqë i urdhëron Allahu i Lartësuar, siç janë lartësimi dhe adhurimi ndaj Tij ditë e natë, pa u lodhur e pa u mërzitur. Kështu, disa prej tyre kanë detyra të veçanta:
- Xhibrili besnik ka për detyrë ta përcjellë shpalljen e Allahut të Lartësuar, që ua çon pejgamberëve dhe të dërguarve.
- Mikaili është i ngarkuar që të kujdeset për reshjet dhe për bimësinë.
- Israfili është i ngarkuar për t'i fryrë Surit kur të bëhet Kiameti dhe ringjallja e krijesave.
- Meleku i vdekjes ka për detyrë marrjen e shpirtrave kur njerëzve t'u vijë momenti i vdekjes.
- Maliku ka për detyrë të kujdeset për Xhehenemin dhe është roja i tij.
- Melekët e ngarkuar me detyrat lidhur me embrionin në mitrën e nënës. Kur embrioni t'i mbushë katër muaj në barkun e nënës, Allahu ia dërgon një engjëll dhe e urdhëron t'ia shkruajë furnizimin, jetëgjatësinë, veprat si dhe nëse do të jetë i dëshpëruar apo i lumtur.
- Melekët e ngarkuar me ruajtjen e veprave të njerëzve dhe me shkrimin e tyre për secilin individ. Ata janë dy melekë, njëri në krahun e djathtë, kurse tjetri në të majtin.
- Melekët e ngarkuar me marrjen në pyetje të vdekurin kur të vendoset në varr. Në atë moment i venë dy engjëj dhe i parashtrojnë pyetje për Zotin, për fenë dhe për të dërguarin e tij.
Frytet e besimit në melekët
Besimi në melekët sjell fryte madhështore, ndër to veçojmë:
Njohja e madhështisë së Allahut të Lartësuar, fuqisë dhe pushtetit të Tij. Madhështia e krijesave e aludon madhështinë e Krijuesit.
Falënderimi ndaj Allahut të Lartësuar për kujdesin e Tij ndaj njerëzve. Ai i ngarkoi ata engjëj të kujdesen për ta, duke i ruajtur, duke ua shënuar veprat e tyre dhe dobi të tjera për ta.
Dashuria ndaj engjëjve për shkak të adhurimit që bëjnë ndaj Allahut të Lartësuar.
Disa të devijuar e mohojnë faktin se engjëjt janë trupa. Pretendojnë e thonë se engjëjt janë koncept për forca të brendshme pozitive që fshihen brenda krijesave. Ky koncept bie ndesh me Librin e Allahut të Lartësuar, me Sunetin e Pejgamberit ﷺ dhe me njëzëshmërinë (ixhmanë) e muslimanëve.
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ جَاعِلِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُوْلِيٓ أَجۡنِحَةٖ مَّثۡنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَ﴾
“Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë." (Fatir, 1)
Gjithashtu, thotë:
﴿وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ٥٠﴾
“Eh, sikur të shihje sesi engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit!" (El Enfal, 50)
Po ashtu, thotë:
﴿وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي غَمَرَٰتِ ٱلۡمَوۡتِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓاْ أَيۡدِيهِمۡ أَخۡرِجُوٓاْ أَنفُسَكُمُ﴾
“Ah sikur t'i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Shpëtojeni pra veten (nëse mundeni)!" (El Enam, 93)
Po ashtu, Ai thotë:
﴿وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنۡ أَذِنَ لَهُۥۚ حَتَّىٰٓ إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمۡ قَالُواْ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمۡۖ قَالُواْ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ٢٣﴾
“Kur t'u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?" dhe do të përgjigjen (engjëjt): “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm." (Sebe, 23)
Dhe thotë:
﴿وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَدۡخُلُونَ عَلَيۡهِم مِّن كُلِّ بَابٖ٢٣ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُم بِمَا صَبَرۡتُمۡۚ فَنِعۡمَ عُقۡبَى ٱلدَّارِ٢٤﴾
“Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit) (e do t'u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!" (Er Rrad, 23-24)
Në Sahihun e Buhariut Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e do një njeri, e thërret Xhibrilin duke i thënë: “Allahu e do filanin, duaje edhe ti!" Xhibrili do ta dojë atë e pastaj u thërret banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, kështu që edhe ju ta doni atë." Kështu, të gjithë banorët e qiellit do ta duan atë njeri e kësisoj i sigurohet edhe kënaqësia e njerëzve të tokës."
Gjithashtu, po ai përcjell se i Dërguari ﷺ ka thënë: “Kur vjen e premtja, melekët zënë vend në çdo derë të xhamisë për t'i shënuar emrat e njerëzve sipas radhës që hyjnë (kush më herët e kush më vonë për faljen e xhumasë). Kur imami ulet (në minber), ata i palosin shkresat e tyre duke u bërë gati për ta dëgjuar ligjëratën e imamit (hytben)."
Këto tekste qartazi vërtetojnë se engjëjt kanë trupa dhe se nuk janë ndonjë koncept fuqie, siç thonë disa njerëz të devijuar. Mbi domethënien e këtyre teksteve është i ngritur konsensusi i muslimanëve.
BESIMI NË LIBRAT
Besimi në librat nënkupton shkrimet (librat) që Allahu ua ka shpallur të dërguarve të Tij si mëshirë ndaj krijesave, si udhëzues për ta, përmes të cilëve do të kenë mundësi për ta arritur lumturinë në këtë jetë dhe në të përtejmen (ahiret).
Besimi në librat përfshin katër çështje:
1. Besimi se këta libra vërtet i ka shpallur Allahu.
2. Besimi në emrat e librave që na janë bërë të ditur. Kështu, Kurani i është shpallur Muhamedit ﷺ Teurati i është shpallur Musait, Inxhili (Ungjilli) i është shpallur Isait dhe Zeburi i është shpallur Davudit. Ndërkaq, librat, emrat e të cilëve nuk na janë bërë të njohur, i besojmë në mënyrë të përgjithshme.
3. Besimi se përmbajtja e këtyre librave është e saktë, duke e besuar përmbajtjen e Kuranit dhe atë që nuk është ndryshuar apo nuk është shtrembëruar nga librat e mëparshëm.
4. Të punuarit në përputhje me ligjet që përmbajnë librat që nuk janë shfuqizuar. E, kjo të bëhet me kënaqësi dhe nënshtrim ndaj atyre ligjeve, pavarësisht nëse ua kuptojmë urtësinë apo jo. Të gjithë librat e mëparshëm janë shfuqizuar nga Kurani. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَمُهَيۡمِنًا عَلَيۡهِ﴾
“Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre." (El Maide, 48) Muhejmin (shq. mbrojtës të tyre, cekur në ajet) do të thotë gjykatës mbi ta. Prandaj, bazuar në këtë, nuk lejohet të punohet me asnjë lloj ligji e gjykimi tjetër të librave të mëparshëm, përveç atyre që janë të sakta dhe që i miraton Kurani.
Frytet e besimit në librat
Besimi në librat sjell fryte madhështore, ndër to:
1. Njohja e kujdesit të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Vet, ku çdo populli i ka shpallur libër me të cilin mund të udhëzohen.
2. Njohja e urtësisë së Allahut të Lartësuar rreth ligjvënies, ku çdo populli i ka caktuar ligje të përshtatshme me rrethanat e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿لِكُلّٖ جَعَلۡنَا مِنكُمۡ شِرۡعَةٗ وَمِنۡهَاجٗا﴾
“Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë." (El Maide, 48)
3. Mirënjohja ndaj begatisë së Allahut për këtë.
BESIMI NË TË DËRGUARIT
Termi rusul është shumës i fjalës resul, që nënkupton i dërguar, në kumtimin e diçkaje.
Këtu nënkupton njerëzit të cilëve u është shpallur nga sheriati dhe janë urdhëruar në kumtimin e saj.
I dërguari i parë është Nuhu, kurse i fundit është Muhamedi ﷺ. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ كَمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ نُوحٖ وَٱلنَّبِيِّۧنَ مِنۢ بَعۡدِهِ﴾
“Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij." (En Nisa, 163)
Në Sahihun e Buhariut, Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell hadithin e ndërmjetësimit, ku i Dërguari ﷺ ka përmendur se njerëzit do të shkojnë tek Ademi, që të ndërmjetësojë, mirëpo ai do t'u kërkojë ndjesë, duke u thënë: “Shkoni te Nuhu! Ai është i dërguari i parë i Allahut." dhe përmendi vazhdimin e hadithit.
Ndërkaq, përkitazi me Muhamedin ﷺ Allahu i Lartësuar thotë:
﴿مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّۧنَ﴾
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve." (El Ahzab, 40)
Nuk ka pasur asnjë popull që Allahu të mos i ketë çuar të dërguar me ligj të veçantë fetar për te populli i tij, ose pejgamber, të cilit i ka shpallur ligj të të dërguarit paraprak, për ta ripërtëritur atë. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ﴾
“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!" (En Nahl, 36)
Gjithashtu, Allahu thotë:
﴿إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۚ وَإِن مِّنۡ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٞ٢٤﴾
“Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues." (Fatir, 24)
Po ashtu, thotë:
﴿إِنَّآ أَنزَلۡنَا ٱلتَّوۡرَىٰةَ فِيهَا هُدٗى وَنُورٞۚ يَحۡكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسۡلَمُواْ لِلَّذِينَ هَادُواْ﴾
“Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë." (El Maide, 44)
Të dërguarit janë njerëz të krijuar e nuk kanë cilësi e veçori krijimi ose adhurimi.
Allahu i Lartësuar lidhur me të dërguarin Muhamed ﷺ i cili konsiderohet zotëria i të dërguarve dhe me pozitën më të lartë tek Allahu, thotë:
﴿قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي نَفۡعٗا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ وَلَوۡ كُنتُ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ لَٱسۡتَكۡثَرۡتُ مِنَ ٱلۡخَيۡرِ وَمَا مَسَّنِيَ ٱلسُّوٓءُۚ إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ وَبَشِيرٞ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ١٨٨﴾
“Thuaj: “Unë nuk mund t'i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t'i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë." (El Araf, 188)
Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿قُلۡ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ لَكُمۡ ضَرّٗا وَلَا رَشَدٗا٢١ قُلۡ إِنِّي لَن يُجِيرَنِي مِنَ ٱللَّهِ أَحَدٞ وَلَنۡ أَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدًا٢٢﴾
“Thuaj: “Unë nuk mund t'ju largoj ndonjë dëm e as t'ju sjell ndonjë dobi." Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai." (El Xhin, 21-22)
Pejgamberët kanë cilësi njerëzore: i kap sëmundja, vdekja, nevoja për ushqim e për pije, dhe të ngjashme. Allahu i Lartësuar, lidhur me Ibrahimin ﷺ kur e përshkruan Zotin e tij, thotë:
﴿وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ٧٩ وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ٨٠ وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ٨١﴾
“I Cili më ushqen dhe më jep të pi; i Cili, kur sëmurem, më shëron; i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë." (Esh Shuara, 79-81)
I Dërguari ﷺ thotë: “Edhe unë jam njeri si ju: harroj, siç harroni ju. Ndaj, po qe se harroj, ma kujtoni!"
Allahu i Lartësuar i ka përshkruar ata me përuljen ndaj Tij dhe se janë robërit e Vet, me të gjitha pozitat më të larta. Në kontekstin e lavdërimit ndaj tyre, Allahu i Lartësuar, lidhur me Nuhun ﷺ thotë:
﴿إِنَّهُۥ كَانَ عَبۡدٗا شَكُورٗا٣﴾
“Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës." (El Isra, 3)
Lidhur me Muhamedin ﷺ thotë:
﴿تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا١﴾
“I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët." (El Furkan, 1)
Lidhur me Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta, thotë:
﴿وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ٤٥ إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ٤٦ وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ٤٧﴾
“Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme. Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur." (Sad, 45-47)
Ndërkaq, lidhur me Isain, të birin e Merjemes ﷺ tha:
﴿إِنۡ هُوَ إِلَّا عَبۡدٌ أَنۡعَمۡنَا عَلَيۡهِ وَجَعَلۡنَٰهُ مَثَلٗا لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ٥٩﴾
“Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë (pasardhësit) e Israilit." (Ez Zuhruf, 59)
Besimi në të dërguarit përfshin katër çështje:
1. Besimi se misioni tyre është me të vërtetë prej Allahut të Lartësuar. Ai që e mohon misionin e ndonjërit prej tyre, ka mohuar të gjithë pejgamberët e tjerë. Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
﴿كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ١٠٥﴾
“Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit." (Esh Shuara, 105) Allahu i Lartësuar i quajti përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve, edhe pse kur e quajtën atë gënjeshtar, nuk kishte të dërguar tjetër përveç Nuhut, alejhi selam. Bazuar në këtë, edhe të krishterët, që e përgënjeshtruan Muhamedin ﷺ duke mos e ndjekur, janë përgënjeshtrues edhe të Isait, të birit të Merjemes, rrjedhimisht nuk janë pasuesit e tij, veçanërisht ai, që i kishte përgëzuar me dërgimin e Muhamedit ﷺ. Në këtë rast, përgëzimi ndaj tyre me ardhjen e tij nuk ka kuptim tjetër pos që ai është i dërguari i tyre, përmes të cilit Allahu do t'i shpëtonte nga devijimi dhe do t'i udhëzonte në rrugën e drejtë.
2. Besimi në ata që ua dimë emrat e tyre, si: Muhamedin, Ibrahimin, Musain, Isain dhe Nuhun, paqja e Allahut qoftë mbi ta. Këta, të pestët, janë të dërguarit ulul azm (të zgjedhur, të dalluar). Allahu i Lartësuar i ka përmendur në dy vende në Kuran, në suren El Ahzab, në fjalën e Tij:
﴿وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّۧنَ مِيثَٰقَهُمۡ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٖ وَإِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۖ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا٧﴾
“Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes." (El Ahzab, 7) Dhe në suren Esh Shura, te fjala e Tij:
﴿شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ أَنۡ أَقِيمُواْ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُواْ فِيهِ﴾
“Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!" (Esh Shura, 13)
Ndërkaq, sa u përket atyre të dërguarve që nuk ua njohim emrat, i besojmë përgjithësisht. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلٗا مِّن قَبۡلِكَ مِنۡهُم مَّن قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ وَمِنۡهُم مَّن لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَيۡكَ﴾
“Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar." (Gafir, 78)
3. Të vërtetuarit e asaj me të cilën janë dërguar.
4. Të punuarit me ligjin e atij (pejgamberi) që na është dërguar. E, ai është vula e tyre, Muhamedi ﷺ dërguar te të gjithë njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ لَا يَجِدُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَرَجٗا مِّمَّا قَضَيۡتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسۡلِيمٗا٦٥﴾
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht." (En Nisa, 65)
Frytet e besimit në të dërguarit
Besimi në të dërguarit sjell fryte madhështore, si:
1. Njohja e mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe kujdesit të Tij ndaj robërve të Vet. Ai u çoi të dërguar për t'i udhëzuar në rrugën e Allahut të Lartësuar si dhe për t'iu shpjeguar se si ta adhurojnë Allahun, ngase mendja njerëzore nuk mund ta perceptojë këtë.
2. Mirënjohja ndaj Allahut të Lartësuar për këtë begati madhore.
3. Dashuria ndaj të dërguarve, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta, respektimi dhe lavdërimi i tyre ashtu siç u takon, ngase ata janë të dërguarit e Allahut të Lartësuar, ata e adhuruan Zotin, e kumtuan mesazhin e Tij dhe i këshilluan robërit e Tij.
Kryeneçët i përgënjeshtruan pejgamberët e tyre duke pretenduar se të dërguarit e Allahut të Lartësuar nuk janë qenie njerëzore! Allahu i Lartësuar këtë pretendim e ka përmendur duke e anuluar me fjalët e Tij:
﴿وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَبَعَثَ ٱللَّهُ بَشَرٗا رَّسُولٗا٩٤ قُل لَّوۡ كَانَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَلَٰٓئِكَةٞ يَمۡشُونَ مُطۡمَئِنِّينَ لَنَزَّلۡنَا عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَلَكٗا رَّسُولٗا٩٥﴾
“Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të dërguar një njeri?" Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte engjëj që ecnin qetësisht, Ne do t'u çonim atyre nga qielli një engjëll si të dërguar." (El Isra, 94-95) Allahu ua zhvlerësoi këtë pretendim për faktin se i dërguari patjetër duhet të jetë njeri, ngase ai dërgohet te banorët e Tokës, që po ashtu janë njerëz. Nëse banorët e Tokës do të kishin qenë engjëj, atëherë Allahu atyre do t'u çonte nga qielli engjëll si të dërguar, që të ishte si ata, nga lloji i tyre. Po ashtu, Allahu i Lartësuar rrëfen për përgënjeshtruesit e të dërguarve, tek thanë:
﴿قَالُوٓاْ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأۡتُونَا بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ١٠ قَالَتۡ لَهُمۡ رُسُلُهُمۡ إِن نَّحۡنُ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأۡتِيَكُم بِسُلۡطَٰنٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِ﴾
“Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme! Të dërguarit e tyre thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t'ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut." (Ibrahim, 10-11)
BESIMI NË DITËN E FUNDIT
Dita e Fundit është Dita e Kiametit. Në këtë Ditë njerëzit do të ringjallen për të dhënë llogari para Allahut, në mënyrë që të marrin shpërblimin për veprat e tyre. Kjo ditë është emërtuar kësisoj sepse pas saj nuk ka asnjë ditë tjetër. Në atë Ditë xhenetlitë do të hyjnë në Xhenet, kurse xhehenemlitë në Xhehenem.
Besimi në Ditën e Fundit përfshin tri çështje:
1. Besimi në Ringjalljen. Kjo do të thotë se të vdekurit do të ringjallen, kur i fryhet surit (burisë) për herë të dytë. Njerëzit do të dalin para Zotit të botëve. Ata do të jenë të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ١٠٤﴾
“Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë." (El Enbija, 104)
Ringjallja është një e vërtetë që e konfirmojnë Libri i Allahut, Suneti dhe konsensusi i muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ١٥ ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ١٦﴾
“Mandej, pas kësaj ju do të vdisni, pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit." (El Muminun, 15-16)
Ndërkaq, i Dëguari ﷺ thotë: “Në Ditën e Kiametit njerëzit do të ringjallen këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar." (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Muslimanët janë të njëzëshëm se njerëzit do të ringjallen. Gjithashtu, urtësia e Allahut është që këto krijesa të kenë një cak përfundimtar, ku Allahu do t'i shpërblejë ata sipas asaj që ishin urdhëruar të punonin përmes gjuhës së të dërguarve të Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ١١٥﴾
“Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!" (El Muminun, 115)
Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ:
﴿إِنَّ ٱلَّذِي فَرَضَ عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٖۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ مَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ وَمَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ٨٥﴾
“Me të vërtetë, Ai që ta ka urdhëruar ty (Muhamed) Kuranin, do të të kthejë në vendin e caktuar. Thuaj: “Zoti im e di mirë se kush sjell udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të qartë." (El Kasas, 85)
2. Besimi në llogarinë dhe në shpërblimin. Çdo njeri do të llogaritet për veprat e tij dhe do të shpërblehet për to. Këtë e argumentojnë Kurani, Suneti dhe konsensusi i muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ٢٥ ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم٢٦﴾
“Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!" (El Gashije, 25-26)
Gjithashtu, Allahu thotë:
﴿مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشۡرُ أَمۡثَالِهَاۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَا وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ١٦٠﴾
“Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet kurrfarë padrejtësie." (El Enam, 160)
Po ashtu, Allahu thotë:
﴿وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡٔٗاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ٤٧﴾
“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje." (El Enbija, 47)
Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, përcjell se i Dërguari ﷺ ka thënë: “Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij (në Ditën e Llogarisë). Do ta mbulojë me Perden e Tij dhe do ta pyesë: “A e di këtë e atë gjynah që ke kryer?" Do t'i thotë: “Po, o Zoti im."Me t'i dëshmuar të gjitha gjynahet e kryera, do të mendojë se u shkatërrua plotësisht. Porse, Ai do t'i thotë: “Unë me të vërtetë t'i kam fshehur gjynahet në dynja dhe po Unë do të t'i fal ato sot." Kështu, atij do t'i jepet libri i veprave të tij të mira. Sa u përket mohuesve dhe hipokritëve (veprat e tyre të liga dhe të padrejta do të shpallen hapur), dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Me të vërtetë, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët." (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Është konfirmuar se i Dërguari ﷺ ka thënë: “Nëse ndokush vendos të kryejë ndonjë vepër të mirë duke e përmbushur me të vërtetë, Allahu do t'ia shkruajë atij shpërblimin e saj nga dhjetëfishi deri në shtatëqindfish, madje edhe më tepër. Ndërkaq, atij që vendos të bëjë atë (vepër të keqe) duke e kryer me të vërtetë, Allahu do t'ia shkruajë një të keqe vetme." Muslimanët kanë konsensus për vërtetësinë e llogarisë dhe shpërblimit të veprave, ngase këtë e dëshmon edhe arsyeja e shëndoshë. Allahu ka shpallur libra, ka çuar të dërguar dhe përmes tyre i ka obliguar njerëzit t'ua pranojnë mësimet dhe të veprojnë në përputhje me porositë e tyre. Ai e ka obliguar luftimin e kundërshtarëve të Vet duke ua lejuar gjakun, pasardhësit, gratë dhe pasurinë e tyre. Po të mos kishte llogari dhe shpërblim për veprimet e bëra, e tërë kjo do të ishte kotësi, larg së cilës është Zoti, i Urti (në gjykim). Allahu ka sinjalizuar rreth kësaj tek thotë:
﴿فَلَنَسَۡٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسَۡٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ٦ فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيۡهِم بِعِلۡمٖۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ٧﴾
“Pa dyshim, Ne do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi çuar të dërguar, e patjetër që do t'i pyesim edhe të dërguarit. Dhe do t'ua paraqesim atë çfarë kanë bërë, sepse i dimë plotësisht dhe kemi qenë të pranishëm." (El Araf, 6-7)
3. Besimi në Xhenetin dhe në Xhehenemin. Ata janë vendbanimet e përjetshme të krijesave. Xheneti është vend i begative, që Allahu ua ka përgatitur besimtarëve të devotshëm, atyre që besojnë në atë që Allahu e ka bërë obligim, që e respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, duke qenë të sinqertë ndaj Allahut dhe duke e pasuar të Dërguarin e Tij. Aty (në Xhenet), do t'i kenë të gjitha llojet e kënaqësive: “Çka syri s'ka parë, çka veshi s'ka dëgjuar dhe çka asnjë zemër njeriu nuk ka mundur të imagjinojë." Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ خَيۡرُ ٱلۡبَرِيَّةِ٧ جَزَآؤُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَشِيَ رَبَّهُۥ٨﴾
“Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet." (El Bejine, 7-8)
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ١٧﴾
“Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë." (Es Sexhde, 17)
Në anën tjetër, Xhehenemi është vendi i ndëshkimit, që Allahu e ka përgatitur për jobesimtarët zullumqarë, të cilët e mohuan Allahun dhe ishin të pabindur kundrejt të dërguarve të Tij. Aty janë të gjitha llojet e dënimit dhe të të këqijave, që asnjë njeri nuk mund t'i marrë me mend.
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَٱتَّقُواْ ٱلنَّارَ ٱلَّتِيٓ أُعِدَّتۡ لِلۡكَٰفِرِينَ١٣١﴾
“Dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!" (Ali Imran, 131)
Gjithashtu, Allahu thotë:
﴿وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا٢٩﴾
“Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës (jobesimtarët) një zjarr, që do t'i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t'ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!" (El Kehf, 29)
Po ashtu, thotë:
﴿إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمۡ سَعِيرًا٦٤ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا٦٥ يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠٦٦﴾
“Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar, në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës. Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!" (El Ahzab, 64-66)
Besimit në Ditën e Fundit i shtohet edhe besimi në ndodhitë e pasvdekjes, siç janë:
a) Sprovimi në varr. I vdekuri, me t'u varrosur, do të pyetet për Zotin, për fenë dhe për të dërguarin e vet. Allahu do t'i forcojë besimtarët me fjalë të qëndrueshme për të thënë: Zoti im është Allahu, feja ime është Islami e i dërguari im është Muhamedi ﷺ. Ndërkaq, jobesimtarëve keqbërës do t'ua pamundësojë përgjigjen. Qafiri do të belbëzojë: ah..., ë..., nuk e di. E, hipokriti ose[2] ai që mëdyshej do të thotë: Nuk e di. Kam pasë dëgjuar njerëz tek thoshin diçka, e ashtu thosha edhe unë.
b) Dënimi dhe begatimi në varr. Sa i përket dënimit në varr, atë do ta përjetojnë hipokritët dhe jobesimtarët keqbërës. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ قَالَ أُوحِيَ إِلَيَّ وَلَمۡ يُوحَ إِلَيۡهِ شَيۡءٞ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثۡلَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُۗ وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي غَمَرَٰتِ ٱلۡمَوۡتِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓاْ أَيۡدِيهِمۡ أَخۡرِجُوٓاْ أَنفُسَكُمُۖ ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ وَكُنتُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهِۦ تَسۡتَكۡبِرُونَ٩٣﴾
“Ah sikur t'i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij." (El Enam, 93) Në lidhje me ithtarët e Faraonit, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوّٗا وَعَشِيّٗاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ٤٦﴾
“Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!" (Gafir, 46)
Në Sahihun e Muslimit, përcjellë nga Zejd ibn Thabiti, shënohet se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos vdisnit (me t'i dëgjuar), do ta lutja Allahun t'jua mundësojë t'i dëgjonit ndëshkimet në varr, që i dëgjoj unë." Më pas u kthye nga ne dhe tha: “Kërkoni Allahut t'ju mbrojë prej dënimit të Zjarrit." Ata thanë: “I kërkojmë Allahut të na mbrojë prej dënimit të Zjarrit." Ai tha: “Kërkoni Allahut t'ju mbrojë prej dënimit të varrit." Ata thanë: “I kërkojmë Allahut të na mbrojë prej dënimit të varrit."Ai tha: “Kërkoni Allahut t'ju mbrojë prej sprovave të dukshme dhe të fshehta." Ata thanë: “I kërkojmë Allahut të na mbrojë prej sprovave të dukshme dhe të fshehta." Ai tha: “Kërkoni Allahut t'ju mbrojë prej sprovës së Dexhalit." Ata thanë: “I kërkojmë Allahut të na mbrojë prej sprovës së Dexhalit." Ndërkaq, sa u përket begative në varr, ato janë për besimtarët e sinqertë. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ٣٠﴾
“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu", e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t'u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar." (Fussilet, 30) Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ٨٣ وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ٨٤ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ٨٥ فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ٨٦ تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ٨٧ فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ٨٨ فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ٨٩﴾
“Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë para syve tuaj, ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re - përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme), ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën! Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun), do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit." (El Uakia, 83-89) deri në fund të kësaj sureje.
El Bera ibn Azib, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se Pejgamberi ﷺ lidhur me besimtarin, tek u përgjigjet dy engjëjve në varrin e tij, ka thënë: “Një thirrës do të thërrasë nga qielli: “Robi im ka thënë të vërtetën. Shtrojini dyshek Xheneti, visheni me veshje Xheneti dhe hapjani një derë për në Xhenet." Tha: “Atij i vjen fllad dhe një erë e mirë. Më pas, i zgjerohet varri aq sa mund t'i shohë syri." (Shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, pjesë nga hadithi i gjatë)
Frytet e besimit në Ditën e Fundit
Besimi në Ditën e Fundit ka fryte madhështore, ndër to:
· Dëshira për të kryer vepra të mira si dhe kujdesi për to, duke e shpresuar shpërblimin e asaj Dite.
· Frika për të mos kryer të këqija si dhe për të mos qenë i kënaqur me to, si shkak i frikës së ndëshkimit në atë Ditë.
· Ngushëllimi i besimtarit për ato nga të cilat është privuar në jetën e kësaj bote duke i shpresuar begatitë e botës së përtejme dhe shpërblimin në atë Ditë.
Jobesimtarët e mohuan ringjalljen e pasvdekjes duke pretenduar se kjo është e pamundur, pretendimi i të cilëve është i kotë dhe i pavlefshëm. Për kotësinë e kësaj fjale tregojnë argumentet fetare, ndjenjat dhe logjika.
Sa i përket fesë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿زَعَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن لَّن يُبۡعَثُواْۚ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتُبۡعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلۡتُمۡۚ وَذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ٧﴾
“Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç'keni bërë!" Dhe kjo është e lehtë për Allahun." (Et Tegabun, 7) Të gjithë librat qiellorë e dëshmojnë ringjalljen.
Sa i përket ndjenjës, Allahu ua ka mundësuar robërve të Vet të shohin se si i ka rikthyer në jetë të vdekurit e kësaj bote. Në suren El Bekare, Allahu ka sjellë pesë shembuj lidhur me këtë çështje. Ata janë:
Shembulli i parë: Populli i Musait, të cilit iu tha:
﴿يَٰمُوسَىٰ لَن نُّؤۡمِنَ لَكَ حَتَّىٰ نَرَى ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ﴾
“O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!" (El Bekare, 55) Allahu ua mori shpirtrat dhe pastaj i ringjalli ata. Lidhur me këtë, Allahu u drejtohet bijve (pasardhësve) të Israilit duke u thënë:
﴿وَإِذۡ قُلۡتُمۡ يَٰمُوسَىٰ لَن نُّؤۡمِنَ لَكَ حَتَّىٰ نَرَى ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ فَأَخَذَتۡكُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَأَنتُمۡ تَنظُرُونَ٥٥ ثُمَّ بَعَثۡنَٰكُم مِّنۢ بَعۡدِ مَوۡتِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ٥٦﴾
“Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!" Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë." Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues." (El Bekare, 55-56)
Shembulli i dytë: Ndodhia me të vrarin, për të cilin zunë të grindeshin bijtë e Israilit. Allahu i Lartësuar i urdhëroi të thernin një lopë,që me një pjesë të saj ta preknin të vdekurin, për t'i lajmëruar se kush e kishte mbytur. Përkitazi me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَإِذۡ قَتَلۡتُمۡ نَفۡسٗا فَٱدَّٰرَٰٔتُمۡ فِيهَاۖ وَٱللَّهُ مُخۡرِجٞ مَّا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ٧٢ فَقُلۡنَا ٱضۡرِبُوهُ بِبَعۡضِهَاۚ كَذَٰلِكَ يُحۡيِ ٱللَّهُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ٧٣﴾
“Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës se flijuar!" Dhe kështu, Allahu do t'i ngjallë të vdekurit dhe do t'ju tregojë mrekullitë e Veta, që ju të kuptoni." (El Bekare, 72-73)
Shembulli i tretë: Ndodhia e një grupi të madh njerëzish, të cilët dolën nga shtëpitë e tyre duke i ikur vdekjes, numri i të cilëve ishte me mijëra. Allahu i bëri të vdisnin e pastaj i ringjalli. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَهُمۡ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلۡمَوۡتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحۡيَٰهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ٢٤٣﴾
“Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!" pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë." (El Bekare, 243)
Shembulli i katërt: Ndodhia e personit i cili kaloi pranë një fshati të vdekur, duke menduar se Allahu nuk mund t'i rijapë jetë. Allahu bëri që të vdesë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli. Allahu i Lartësuar lidhur me këtë thotë:
﴿أَوۡ كَٱلَّذِي مَرَّ عَلَىٰ قَرۡيَةٖ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحۡيِۦ هَٰذِهِ ٱللَّهُ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۖ فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِاْئَةَ عَامٖ ثُمَّ بَعَثَهُۥۖ قَالَ كَمۡ لَبِثۡتَۖ قَالَ لَبِثۡتُ يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۖ قَالَ بَل لَّبِثۡتَ مِاْئَةَ عَامٖ فَٱنظُرۡ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمۡ يَتَسَنَّهۡۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجۡعَلَكَ ءَايَةٗ لِّلنَّاسِۖ وَٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡعِظَامِ كَيۡفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكۡسُوهَا لَحۡمٗاۚ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥ قَالَ أَعۡلَمُ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ٢٥٩﴾
“Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!" Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?" - Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite." - “Jo" - i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!" Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!" (El Bekare, 259)
Shembulli i pestë: Ndodhia e Ibrahimit tek i kërkoi Allahut të Lartësuar që t'ia mundësojë të shohë se si Allahu i ringjall të vdekurit. Allahu i Lartësuar e urdhëroi t'i therte katër zogj, t'i bënte copë-copë, t'i shpërndante në kodrat përreth e pastaj t'i thërrasë. Copët u bashkuan me njëra-tjetrën duke fluturuar me shpejtësi drejt Ibrahimit. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِۧمُ رَبِّ أَرِنِي كَيۡفَ تُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ قَالَ أَوَ لَمۡ تُؤۡمِنۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِن لِّيَطۡمَئِنَّ قَلۡبِيۖ قَالَ فَخُذۡ أَرۡبَعَةٗ مِّنَ ٱلطَّيۡرِ فَصُرۡهُنَّ إِلَيۡكَ ثُمَّ ٱجۡعَلۡ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٖ مِّنۡهُنَّ جُزۡءٗا ثُمَّ ٱدۡعُهُنَّ يَأۡتِينَكَ سَعۡيٗاۚ وَٱعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ٢٦٠﴾
“Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!" – Zoti i tha: “A nuk beson?" - “Besoj" - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra." Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërndaj në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë." (El Bekare, 260)
Këta shembuj konkretë dhe realë janë tregues të mundësisë së ringjalljes së të vdekurve. Më lart sinjalizuam se si Allahu i Lartësuar i dha mrekulli Isait, të birit të Merjemes, për t'i ringjallur të vdekurit dhe për t'i nxjerrë ata nga varret, e tërë kjo me lejen e Allahut të Lartësuar.
Sa u përket argumenteve logjike, ato mund të argumentojnë në dy aspekte:
I pari: Allahu i Lartësuar është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe ç'ka në to. Ai ka mundësi t'i ringjallë krijesat e Tij, sepse Ai i ka krijuar kur ato nuk ekzistonin, ndaj ringjallja e tyre është edhe më e lehtë. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَهُوَ ٱلَّذِي يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهۡوَنُ عَلَيۡهِ﴾
“Ai e zë fill krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Atë kjo është edhe më e lehtë." (Er Rrum, 27)
Gjithashtu, Allahu thotë:
﴿كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ١٠٤﴾
“Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë." (El Enbija, 104)
Po ashtu, tek urdhëron t'u kthehet përgjigje atyre që mohojnë ringjalljen e eshtrave duke qenë ato të kalbura, Ai thotë:
﴿قُلۡ يُحۡيِيهَا ٱلَّذِيٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلۡقٍ عَلِيمٌ٧٩﴾
“Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë." (Jasin, 79)
I dyti: Ndonjëherë toka mund të jetë e vdekur, e thatë dhe pa bimësi të gjelbër. Më pas zbret shiu dhe ajo gjelbërohet, bëhet e gjallë dhe prej saj mbijnë lloj-lloj bimësh. Ai që ka mundësi ta ringjallë tokën pas vdekjes së saj, ka mundësi t'i ringjallë edhe të vdekurit. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنَّكَ تَرَى ٱلۡأَرۡضَ خَٰشِعَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡۚ إِنَّ ٱلَّذِيٓ أَحۡيَاهَا لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ٣٩﴾
“Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë." (Fussilet, 39)
Gjithashtu, i Lartësuari thotë:
﴿وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ٩ وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ١٠ رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ١١﴾
“Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën, si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja." (Kaf, 9-11)
Disa e kanë mohuar dënimin e varrit dhe begatitë e tij, duke pretenduar se kjo është e pamundur sepse e kundërshtoka aktualitetin. Ata thonë se, po të zbulohet varri i të vdekurit, do të shihet se është siç ka qenë: varri as nuk është zgjeruar e as nuk është ngushtuar.
Ky pretendim është i pavlefshëm nga aspekti fetar, ndjenjësor dhe logjik.
Sa i përket fesë: Te paragrafi Besimi në Ditën e Fundit, ku flitet për besimin në ndodhitë e pasvdekjes, respektivisht te pjesa Dënimi dhe begatimi në varr, u lartpërmendën tekstet (argumentet) që e tregojnë vërtetësinë e dënimit dhe begatimit në varr.
Në Sahihun e Buhariut shënohet hadithi i Ibn Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, tek thotë: “I Dërguari ﷺ doli prej disa kopshteve të Medinës, me ç'rast i dëgjoi britmat e dy njerëzve që ndëshkoheshin në varret e tyre." Më pas e përmendi hadithin, tek thuhet: “Njëri prej tyre nuk kujdesej (që të mos spërkatej) gjatë urinimit." Në një motërzim tjetër qëndron: “... ndaj urinës së tij", kurse tjetri merrej me bartjen e fjalëve."
Sa u përket ndjenjave: Përmendim rastin e njeriut në gjumë. Ai sheh ëndrra të ndryshme. Mund të shohë kinse është duke u kënaqur në ndonjë vend të gjerë e të bukur ose duke u ndjerë keq e duke vuajtur në ndonjë vend të ngushtë e të frikshëm ose mund të shohë edhe gjëra që mund ta zgjojnë atë. Njeriu i sheh këto në ëndërr teksa është i shtrirë në krevat në dhomën e tij dhe në gjendjen në të cilën është. Gjumi është vëlla i vdekjes, ndaj dhe Allahu i Lartësuar e ka quajtur vdekje. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّى﴾
“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar." (Ez Zumer, 42)
Ndërkaq, sa i përket logjikës: Ai që është në gjumë sheh ëndrra, që më pas mund të ndodhin edhe në realitet. Gjithashtu, në ëndërr mund ta shohë Pejgamberin ﷺ ashtu siç është i përshkruar. E, ai që e sheh në përputhje me atë që është përshkruar, me të vërtetë e ka parë bash atë, ndonëse gjendet në dhomën dhe në krevatin e tij, larg asaj që ka parë! Nëse kjo qenka e mundur në rastet e kësaj bote, a nuk mund të jetë e mundshme në çështjet e së përtejmes?!
Sa i përket mbështetjes së tyre në atë që pretendojnë se, sikur të zbulohej varri i të vdekurit, do të shihet se do të jetë ashtu siç ka qenë: i pazgjeruar e i pangushtuar, përgjigjja ndaj kësaj mund të jepet në disa aspekte:
I pari: Nuk lejohet kundërshtimi i argumenteve fetare me këso lloj dyshimesh. Po qe se kundërshtuesi t'i meditonte argumentet e fesë si duhet, do ta kuptonte kotësinë e këtyre dyshimeve. Është thënë:
Sa e sa njerëz fjalën e vërtetë e kritikojnë,
Vetëm pse në mënyrë të gabuar e kuptojnë.
I dyti: Gjendja e jetës së varrit (berzahut) është prej çështjeve të fshehta (gajbit), që nuk mund t'i perceptojë ndjenja. Sikur të perceptoheshin përmes ndjenjave, atëherë besimi në të fshehtën (gajbin) nuk do të kishte ndonjë dobi, me ç'rast do të njësoheshin besimtarët me jobesimtarët.
I treti: Dënimin, begatinë, gjerësinë dhe ngushtësinë e varrit i percepton vetëm i vdekuri, askush tjetër.
Kjo i ngjan atij që në ëndërr sheh kinse është duke qëndruar në ndonjë vend të ngushtë e të frikshëm ose në ndonjë vend të gjerë e të bukur. Për të tjerët, ky njeri nuk ka ndryshuar, është duke fjetur dhe i mbuluar në shtratin e tij. Shembull tjetër është se, të Dërguarit ﷺ i vinte shpallja duke qenë në mesin e shokëve (sahabëve) të tij. Kështu, ai e dëgjonte shpalljen, kurse ata nuk e dëgjonin atë. Madje, ndodhte që meleku i shndërrohej në formë njeriu dhe i fliste atij, kurse sahabët as nuk e shihnin engjëllin e as nuk e dëgjonin atë.
I katërti: Perceptimi i krijesave është i kufizuar aq sa ua ka mundësuar Allahu. Ato nuk mund të kuptojnë e të kapin çdo gjë që ekziston. Shtatë qiejt, Toka, ç'ka mes tyre dhe çdo gjë tjetër e madhëron Allahun me falënderim, me plot kuptimin e fjalës. Allahu, ndonjëherë, ndonjë krijese që do Ai, ia mundëson ta dëgjojë këtë, por prapëseprapë për ne kjo mbetet gjë e fshehtë. Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبۡعُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمۡدِهِۦ وَلَٰكِن لَّا تَفۡقَهُونَ تَسۡبِيحَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا٤٤﴾
“Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithë çka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata." (El Isra, 44)
Po ashtu, rast tjetër është se djajtë dhe xhinët lëvizin në tokë. Xhinët ishin mbledhur tek i Dërguari i Allahut ﷺ e dëgjuan me kujdes leximin e tij, e më pas u kthyen te populli i tyre si paralajmërues. Përkundër këtij fakti, ata sërish mbeten të fshehur për ne. Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ لَا يَفۡتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ كَمَآ أَخۡرَجَ أَبَوَيۡكُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ يَنزِعُ عَنۡهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوۡءَٰتِهِمَآۚ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمۡ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنۡ حَيۡثُ لَا تَرَوۡنَهُمۡۗ إِنَّا جَعَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ٢٧﴾
“O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t'u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roja të atyre që nuk besojnë." (El Araf, 27)
Prandaj, meqë krijesat nuk mund të perceptokan gjithë çka ekziston, nuk është e lejueshme që ato t'i mohojnë çështjet e (gajbit të) konfirmuara fetarisht, edhe pse nuk i perceptojnë dot.
BESIMI NË KADERIN (PARACAKTIMIN)
Kaderi nënkupton paracaktimin e Allahut për të gjitha krijesat, në përputhje me Dijen e Tij paraprake dhe me Urtësinë e Vet.
Besimi në kaderin përfshin katër çështje:
1. Besimi se Allahu i Lartësuar di çdo gjë, përgjithësisht dhe imtësisht, para se t'i krijojë ato, dije kjo që ndërlidhet me veprimet e Veta ose me veprimet e robërve të Tij.
2. Besimi se Allahu e ka shkruar këtë në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfudh). Lidhur me këto dy çështje, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ٧٠﴾
“A nuk di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun." (El Haxh, 70)
Në Sahihun e Muslimit, përcjellë nga Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, shënohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i ka shënuar paracaktimet e krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se të krijonte qiejt dhe Tokën."
3. Besimi se të gjitha gjërat ndodhin vetëm me dëshirën (vullnetin) e Allahut të Lartësuar, qoftë kjo e ndërlidhur me veprimet e Veta apo me veprimet e krijesave të Tij. Në lidhje me veprimet e Veta, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُ﴾
“Dhe, Zoti yt krijon ç'të dojë dhe Ai zgjedh." (El Kasas, 68)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿وَيَفۡعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ٢٧﴾
“Allahu punon ç'të dojë." (Ibrahim, 27)
Po ashtu, thotë:
﴿هُوَ ٱلَّذِي يُصَوِّرُكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ كَيۡفَ يَشَآءُ﴾
“Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë." (Ali Imran, 6)
Ndërkaq, lidhur me veprimet e krijesave të Veta, Ai thotë:
﴿وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَسَلَّطَهُمۡ عَلَيۡكُمۡ فَلَقَٰتَلُوكُمۡ﴾
“Sikur të kishte dashur Allahu, do t'u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush." (En Nisa, 90)
Gjithashtu, thotë:
﴿وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ١٣٧﴾
“Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre." (El Enam, 137)
4. Besimi se të gjitha krijesat janë të krijuara nga Allahu, përfshirë qenien, cilësitë dhe lëvizjet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ٦٢﴾
“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrësi i çdo gjëje." (Ez Zumer, 62)
Po ashtu, Allahu thotë:
﴿وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا٢﴾
“I Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!" (Furkan, 2)
Ndërkaq, lidhur me Ibrahimin ﷺ kur iu drejtua popullit të tij, Allahu thotë:
﴿وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ٩٦﴾
“Ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar ju dhe gjithçka që bëni!" (Es Safat, 96)
Besimi në kaderin, ashtu siç përshkruam, nuk mohon faktin se njeriu ka vullnet (meshieh) dhe aftësi (kudreh) për të vetëzgjedhur në ato veprime, sepse feja (sheriati) dhe realiteti e pohojnë këtë.
Sa i përket fesë: Lidhur me vullnetin (dëshirën), Allahu i Lartësuar thotë:
﴿ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مََٔابًا٣٩﴾
“Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë)." (En Nebe, 39)
Gjithashtu, thotë:
﴿فَأۡتُواْ حَرۡثَكُمۡ أَنَّىٰ شِئۡتُمۡ﴾
“Iu afroni “arave" tuaja si të doni." (El Bekare, 223)
Ndërkaq, lidhur me aftësinë (mundësinë), Allahu thotë:
﴿فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ وَٱسۡمَعُواْ وَأَطِيعُواْ ﴾
“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni." (Et Tegabun, 16)
Po ashtu, Ai thotë:
﴿لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَعَلَيۡهَا مَا ٱكۡتَسَبَتۡ﴾
“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon." (El Bekare, 286)
Sa i përket realitetit: Çdonjëri e di se vetë ai ka vullnet dhe aftësi, nëpërmjet të cilave është në gjendje të kryejë ose të lërë një veprim. Njeriu i di dhe i dallon gjërat që ndodhin me dëshirën e tij, fjala vjen, të ecurit, dhe gjërat që ndodhin pa dëshirën e tij, fjala vjen, dridhja nga frika. Mirëpo, dëshira dhe aftësia e njeriut ndodhin në saje të vullnetit dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, duke u mbështetur në fjalën e Tij:
﴿لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ٢٨ وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ٢٩﴾
“Për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!" (Et Tekuir, 28-29)
E tërë gjithësia është pronë e Allahut të Lartësuar, rrjedhimisht në pronën e tij nuk mund të ndodhë asgjë pa dijen dhe pa vullnetin e Tij.
Besimi në kaderin, sipas asaj që sapo përmendëm, njeriut nuk ia jep të drejtën t'i lërë obligimet e as të kryejë mëkate (duke u justifikuar se kaderi i Allahut ishte të bëja këtë mëkat ose të lija atë detyrë). Argumentimi me këtë është i pavlefshëm në disa aspekte:
I pari: Fjala e Allahut të Lartësuar:
﴿سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكۡنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ حَتَّىٰ ذَاقُواْ بَأۡسَنَاۗ قُلۡ هَلۡ عِندَكُم مِّنۡ عِلۡمٖ فَتُخۡرِجُوهُ لَنَآۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَخۡرُصُونَ١٤٨﴾
“Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë." Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë." (El Enam, 148)
Në qoftë se kaderi do të shërbente si argument për ta, Allahu nuk do t'ua zbriste dënimin e Tij.
I dyti: Fjala e Allahut të Lartësuar:
﴿رُّسُلٗا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةُۢ بَعۡدَ ٱلرُّسُلِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا١٦٥﴾
“(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm." (En Nisa, 165)
Në qoftë se kundërshtuesit do të kishin për argument kaderin, atëherë nuk do të ishte i nevojshëm dërgimi i pejgamberëve, ngase kundërshtimi i tyre pas dërgimit (të pejgamberëve) do të ndodhte po me kaderin e Allahut.
I treti: Shënojnë Buhariu dhe Muslimi, motërzimi është i Buhariut, përcjellë nga Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka asnjë prej jush, përveçse vendi i tij është shkruar në Xhehenem ose në Xhenet." Njëri nga të pranishmit tha: “A duhet të mbështetemi në këtë?" Ai iu përgjigj: “Punoni, sepse secilit do t'i lehtësohet. Pastaj lexoi ajetet:
﴿فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ٥ وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ٦ فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ٧﴾
“Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit." (El Lejl, 5-7)
Ndërkaq, në motërzimin e Muslimit qëndron: “Punoni, sepse secilit do t'i lehtësohet kryerja e veprave të atilla, që do ta çojnë në atë për të cilin është krijuar." Së këndejmi, i Dërguari ﷺ urdhëroi të punohet dhe ndaloi nga të mbështeturit në kaderin.
I katërti: Allahu i Lartësuar e urdhëroi dhe e ndaloi njeriun duke e ngarkuar vetëm aq sa ka mundësi. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ﴾
“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni." (Et Tegabun, 16)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَا﴾
“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka." (El Bekare, 286) Nëse njeriu do të ishte i detyruar të vepronte, atëherë do të obligohej të vepronte edhe gjëra që nuk do të mund t'i kryejë. Porse, kjo është e paqëndrueshme. Ndaj, nëse njeriu mëkaton nga padija, nga harresa apo nga dhunimi, atëherë nuk konsiderohet mëkatar, sepse në raste të këtilla është i arsyetuar.
I pesti: Kaderi i Allahut të Lartësuar është çështje e fshehtë, që merret vesh pasi të ndodhë. Ndërkaq, dëshira dhe vullneti i njeriut kur synon të kryejë ndonjë vepër, personit i shfaqet para kryerjes së saj. Domethënë, personi vendos të veprojë diçka pa e ditur atë që Allahu tashmë ka vendosur. Mu për këtë zhvlerësohet bindja e personit që e përdor kaderin për t'u justifikuar, ngase nuk mund të përdoret si justifikim diçka që njeriu nuk e di.
I gjashti: Jemi dëshmitarë se njeriu, në punët e dynjasë që i interesojnë, angazhohet e përpiqet t'i arrijë, por nuk përpiqet t'i arrijë ato për të cilat nuk ka interesim e të justifikohet pastaj me kaderin. Atëherë, përse t'i lërë pas dore gjërat e dobishme të fesë për t'u angazhuar me ato që e dëmtojnë e të justifikohet më pas me kaderin! Këto raste a nuk janë të njëjta?!
Ja një shembull për ta qartësuar këtë. Në qoftë se një person është në krye të dy rrugëve: njëra të çon drejt një vendi ku ka anarki, vrasje, grabitje, amoralitet, frikë e uri, kurse tjetra të çon drejt një vendi përplot rregullsi, siguri, stabilitet, mirëqenie dhe ku njerëzit jetojnë të qetë, pasuria dhe dinjiteti i të cilëve respektohet. Cilën rrugë do ta zgjedhë ai? Sigurisht që do ta zgjedhë rrugën që çon drejt vendit përplot rregull dhe siguri. Asnjë i mençur nuk do të merrte rrugën që çon drejt vendit ku ka anarki e frikë e më pas të argumentohet me kaderin për ta justifikuar zgjedhjen e tij. Atëherë, përse kur është fjala për punët e ahiretit ai vetëzgjedh rrugën e Xhehenemit, e jo atë të Xhenetit, duku u justifikuar për këtë zgjedhje me anë të kaderit?!
Një shembull tjetër: Personit të sëmurë i thuhet të konsumojë ilaçin e ta pijë, edhe pse ai nuk e pëlqen atë. I ndalohet konsumimi i disa ushqimeve të dëmshme, ndonëse ai i do. Ai i përfill tërë këto duke e shpresuar shërimin dhe kthimin në gjendjen e tij me shëndet normal. Nuk ka të ngjarë që të mos e pijë atë ilaç e të hajë ato ushqime që i bëjnë dëm, e pastaj të përpiqet ta përdorë kaderin si justifikim. Prandaj, si është e mundur që njeriu lë atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë urdhëruar të bëjë, ose vepron atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij ia kanë ndaluar, e pastaj justifikohet me kaderin?
I shtati: Në qoftë se një personi, që justifikohet me kaderin për obligimet që i lë apo për gjynahet që kryen, i bën dëm një tjetër duke ia marrë pasurinë a duke ia shkelur të drejtat, më pas ky i fundit justifikohet me kaderin duke thënë: “Unë nuk kam faj, kjo ka qenë kader i Allahut", ai (i dëmtuari) nuk do t'ia pranonte argumentin e tij. Me ç'të drejtë ky person, që nuk ia pranon si justifikim argumentimin me anë të kaderit njeriut që e vodhi ose që i shkeli të drejtat e tij, për vetveten justifikohet me anë të kaderit për veprat që kanë të bëjnë me të drejtën e Allahut?! Transmetohet se në kohën e prijësit të besimtarëve , Omer ibn Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, një njeri, për të cilin ishte vërtetuar se kishte vjedhur, rrjedhimisht meritonte t'i pritej dora, u çua tek Omeri, që urdhëroi t'i pritej dora. Vjedhësi i tha: “Prit, o prijësi i besimtarëve! Unë vodha se kjo ishte kader i Allahut." Omeri iu përgjigj: “Edhe ne prerjen e dorës sate e kryejmë me kaderin e Allahut."
Frytet e besimit në kaderin
Besimi në kaderin sjell fryte madhështore, ndër to:
1. Mbështetja tek Allahu i Lartësuar, kur merren shkaqet e një vepre, aq sa ka mundësi, e nuk u mbështetet vetëm shkaqeve, sepse çdo gjë që ndodh është kader i Allahut.
2. Personi nuk vetëmahnitet kur arrin qëllimin e tij, ngase ajo arritje është begati prej Allahut të Lartësuar, sepse është Ai që i ka vendosur shkaqet e mirësisë dhe suksesit. Vetëmahnitja bën që të harrohet falënderimi ndaj kësaj begatie.
3. Qetësia shpirtërore çfarëdo që i ndodh, ngase është kader i Allahut të Lartësuar. Kështu, për diçka që ai do, e të cilën nuk mund ta arrijë, nuk dëshpërohet. Gjithçka ndodh vetëm me caktimin e Allahut, të Cilit i përket dominimi i qiejve dhe i Tokës, e ajo që Ai ka caktuar, nuk mund të shmanget. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ أَن نَّبۡرَأَهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ٢٢ لِّكَيۡلَا تَأۡسَوۡاْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا تَفۡرَحُواْ بِمَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٍ٢٣﴾
“S'ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë." (El Hadid, 22-23)
Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është për t'u çuditur me besimtarin. Çështja e tij është përplot mirësi dhe është e kësisojtë vetëm për besimtarin. Kështu, nëse e godet e mira, falënderon, gjë e cila është e mirë për të; nëse e godet ndonjë e keqe, duron, gjë e cila po ashtu është e mirë për të." (Shënon Muslimi)
Dy sektet e devijuara lidhur me kaderin:
a) Xhebritët, që thonë se njeriu është i detyruar në kryerjen e veprimeve të tij dhe se ndikimi i dëshirës dhe fuqisë (aftësisë) në kryerjen e tyre nuk ekziston.
b) Kaderitët, që thonë se personi është i pavarur dhe ka liri të vullnetit dhe të fuqisë së tij në lidhje me kryerjen e veprimeve, dhe se vullneti e fuqia e Allahut nuk kanë ndonjë ndikim në veprat që kryen personi.
Argumentet për të kundërshtuar atë që thotë sekti i parë (xhebritët) janë të shumta, të pranishme në fe dhe në realitet.
Sa i përket fesë: Allahu i Lartësuar konfirmoi se njeriu ka dëshirë e vullnet dhe se ia ka bashkangjitur edhe veprimet. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنۡيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَ﴾
“Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër." (Ali Imran, 152)
Gjithashtu, Ai thotë:
﴿وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَ﴾
“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë." Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t'i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t'ua përcëllojë fytyrat." (El Kehf, 29)
Po ashtu, Ai thotë:
﴿مَّنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۗ وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ٤٦﴾
“Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij." (Fussilet, 46)
Ndërkaq, sa i përket realitetit: Çdo person e di dallimin midis veprimeve që ai i bën me zgjedhjen e vet, si: të ushqyerit, të pirët, shitblerja etj. dhe gjërave që ndodhin pa dëshirën e tij, si: të rrëqethurit nga ethet, rënia prej ndonjë lartësie etj. Në rastin e parë, njeriu vepron në përputhje me zgjedhjen dhe me dëshirën e tij, pa u detyruar, kurse në rastin e dytë, ai as nuk zgjedh e as nuk e dëshiron atë që i ndodh.
E, për argumentet që e kundërshtojnë thënien e sektit të dytë (kaderive), janë të pranishme në fe dhe në logjikë.
Sa i përket fesë: Allahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje dhe gjithçka ekziston me vullnetin e Tij. Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë në Librin e Tij se veprimet e njerëzve ndodhin në përputhje me vullnetin e Tij. I Lartësuari thotë:
﴿وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلَ ٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ وَلَٰكِنِ ٱخۡتَلَفُواْ فَمِنۡهُم مَّنۡ ءَامَنَ وَمِنۡهُم مَّن كَفَرَۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلُواْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ٢٥٣﴾
“Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë." (El Bekare, 253)
Gjithashtu, i Lartësuari thotë:
﴿وَلَوۡ شِئۡنَا لَأٓتَيۡنَا كُلَّ نَفۡسٍ هُدَىٰهَا وَلَٰكِنۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ مِنِّي لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ١٣﴾
“Sikur Ne të donim, do t'ia jepnim secilit udhëzimin e tij, por do të përmbushet Fjala Ime: “Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhinë dhe njerëz bashkërisht!" (Es Sexhde, 13)
Ndërkaq, sa i përket logjikës: Tërë universi është nën zotërimin e Allahut të Lartësuar, pjesë e të cilit është edhe njeriu, që është rob i Allahut të Lartësuar, rrjedhimisht brenda zotërimit të Zotëruesit mund të veprojë vetëm atë që është në përputhje me lejen dhe me vullnetin e Tij.
SYNIMET E BESIMIT ISLAM
Synimet e besimit islam janë objektivat dhe qëllimet madhështore të rezultuara nga pasimi dhe kapja pas tyre, që janë të shumta dhe të llojllojshme, prej të cilave cekim:
1. Pastrimi i nijetit dhe adhurimi vetëm ndaj Allahut të Lartësuar, ngase Ai është Krijuesi i parival. Pra, është detyrë që qëllimi dhe adhurimi të bëhen ekskluzivisht për Të.
2. Çlirimi i mendjes dhe i të menduarit prej çrregullimeve, të cilat rezultojnë nga zemra që i mungon ky besim. Sepse, kushdo që zemrën e ka të zbrazët, pa këtë besim, o është zemër që s'ka kurrfarë besimi dhe adhuron vetëm gjëra materiale, o është e zhytur në besime të devijuara dhe në besëtytni.
3. Qetësimi i shpirtit dhe i mendjes. Nuk ka asnjë shqetësim në shpirt e as çrregullim në të menduar, ngase ky besim besimtarin e lidh me Krijuesin e tij. Kënaqet me Të për Zot, Rregulluesin, Gjykatësin, Ligjvënësin. Zemra i kënaqet me caktimin e Tij, gjoksi i zgjerohet për të përqafuar Islamin, prandaj dhe nuk i nevojitet asnjë alternativë tjetër.
4. Shpëtimi i qëllimit dhe i veprës nga devijimi në adhurimin e Allahut të Lartësuar ose në bashkëveprimin me njerëzit, sepse bazë e tij është besimi në të dërguarit, që garanton pasimin e rrugës së tyre, të mbrojtur në qëllim dhe në vepër.
5. Vendosmëria dhe serioziteti në çështje. Besimtarit nuk i ikën asnjë mundësi për të bërë vepra të mira, por e shfrytëzon atë duke e shpresuar shpërblimin, si dhe i largohet çdo mëkati që sheh, nga frika e dënimit, sepse baza e tij është besimi në ringjalljen dhe në shpërblimin për veprat. Allahu thotë:
﴿وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعۡمَلُونَ١٣٢﴾
“Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre." (El Enam, 132)
Pejgamberi ﷺ ka nxitur për këtë synim me fjalët e tij: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Zoti sesa besimtari i dobët, ndonëse në të dy ka mirësi. Përfito nga çdo gjë që të bën dobi! Mbështetju Zotit dhe asnjëherë mos u trego i paaftë dhe dështak! Mos thuaj: “Sikur të bëja ashtu, do të ndodhte kështu", por thuaj: “Ndodhi ç'ka dashur Zoti", sepse fjala “sikur" ia hap derën shejtanit." (Shënon Muslimi)
6. Formimi i një umeti të fuqishëm që e shpenzon të lirën dhe të shtrenjtën për ngritjen e fesë së tyre dhe për përhapjen e saj. Ata me lehtësi i përballojnë sprovat që u dalin në këtë rrugë. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ١٥﴾
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë." (El Huxhurat, 15)
7. Arritja e lumturisë në dynja dhe në ahiret duke e përmirësuar individin dhe shoqërinë, me fitimin e shpërblimit dhe fisnikërisë. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ٩٧﴾
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë." (En Nahl, 97)
Këto ishin vetëm disa nga synimet e besimit islam, shpresojmë që Allahu i Lartësuar të na i jetësojë, neve dhe të gjithë muslimanëve!
[1] Drejtësia është harmonizimi i asaj që është e njëjtë dhe diferencimi i të ndryshmes. Drejtësia nuk është barazi absolute, siç pretendojnë disa, tek thonë: “Islami është fe e barazisë absolute." Përzierja e gjërave të ndryshme është padrejtësi. Islami nuk ka ardhur me këtë e as që e lavdëron atë që vepron kësisoj.
[2] Shprehja “ose" është e transmetuesit, siç shënohet në dy sahihët.